Plani i paqes për Ukrainën i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë në fokus të mediave botërore dhe jo vetëm.
Fillimisht plani i propozuar nga Trump shkaktoi shumë diskutime e debate për shkak të përmbajtjes, pasi u cilësua si një plan që plotësonte vetëm kërkesat e Rusisë. Pas kësaj pati reagime të shumta të liderëve europiane ku u zhvillua edhe një takim në Gjenevë, ku u diskutua për disa ndryshime.
Së fundmi mediat amerikane raportuan se Ukraina ka pranuar planin e paqes. Pas kësaj kancelari gjerman Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.
Në fokus të bisedimeve ishin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainës, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Stefan Cornelius.















