Faruk Fatih Özer, themeluesi i kriptomonedhave Thodex, motra e tij Serap Özer dhe vëllai i tij Güven Özer janë dënuar me 11,196 vjet, 10 muaj e 15 ditë burg. Mediat vendase raportojnë se për ta është vendosur dhe një gjobë prej 135 milionë lirash (rreth 5 milionë dollarë).
Thodex ishte një nga kompanitë më të mëdha të kriptove në Turqi përpara se zhdukej papritmas më prill 2021. Mbi 400,000 anëtarë mbetën pa akses në llogaritë e tyre që në total shkonin në 2 miliardë dollarë.
Özer u arratis në Shqipëri, por u arrestua në gusht 2022 pas një njoftimi të kuq të Interpolit.
Mbi Faruk Fatih Özer rëndojnë shtatë akuza, duke përfshirë krijimin dhe menaxhimin e një organizate me qëllim kryerjen e një krimi, të qenit anëtar i një organizate, mashtrimi duke përdorur sistemet e informacionit si një mjet bankat apo institucionet e kreditit, mashtrimi i tregtarëve apo drejtuesve të kompanive dhe drejtuesve të kooperativave dhe pastrimi i vlerës së aseteve që rrjedhin nga krimi.
Vëllai, motra e Özer dhe katër punonjës të tjerë të lartë të Thodex u burgosën dhe të paktën 83 persona u arrestuan si pjesë e hetimit.
Gjykata e 9-të e Penale e Anadollit shpalli vendimin të enjten, duke liruar 16 nga 21 të pandehurit dhe duke liruar katër nga shtatë të burgosurit për shkak të mungesës së provave. Të pandehurit e tjerë janë dënuar me burgim të shkallëve të ndryshme për krime të ndryshme.
Faruk Fatih Özer motra e tij Serap Özer dhe vëllai i tij Güven Özer janë dënuar me 11,196 vjet, 10 muaj e 15 ditë burg në total. “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë,” citohet të ketë thënë Ozer në gjykatë, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.