Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Turizmi, Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët

8 muaj ago
in Kosovo
Turizmi, Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët

Pavarësisht një rritjeje të qëndrueshme edhe pse modeste në raport me një vit më parë, turizmi po tregon tendenca interesante sa i takon grupeve që po na vizitojnë.

Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve nga Instituti i Statistikave konfirmojnë edhe një herë se grupi kryesor që po dominon për nga pesha sa i takon të huajve (përveç shqiptarëve të Kosovës) janë italianët.
Këta të fundit zënë 11.6 për qind të totalit të vizitorëve për këtë vit në periudhën janar-maj.

Hyrjet e italianëve shënuan një rritje me 7.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Italianët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë për turizmin e fundjavave, atë miks shëndetësor dhe argëtim si dhe biznes dhe argëtim.

Kosova nga ana tjetër ka shënuar rënie me 6.9 për qind në raport me janar-maj 2024.

Që pas liberalizmit të vizave janarin e vitit të shkuar, shqiptarët e Kosovës kanë pasur mundësinë të udhëtojnë në destinacione të reja duke përdorur jo në pak raste Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, teksa sa i takon fundjavave apo pushimeve të verës, një grup jo i vogël i tyre po preferojnë Greqinë.

Pavarësisht kësaj tendence Kosova mbetet grupi më i rëndësishëm në vend, sa i takon peshës së vizitorëve 33.7 për qind të totalit.

Ndërkohë që grup tjetër që rezulton me rënie në 5 mujorin e parë të këtij viti janë polakët. Këta të fundit kanë shënuar një ulje me 8.6 për qind të hyrjeve, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Polakët mbeten grupi më i rëndësishëm në vend sa i takon turizmit të organizuar në periudhën e verës.
Turoperatorët kanë konfirmuar se agjencitë e huaja që sjellin polakët, kanë rritur kontratat me garanci në 2025 dhe se vera pritet të ketë më shumë vizitorë që preferojnë të vijnë të organizuar por vitin e shkuar, një pjesë e rëndësishme e tyre kanë ardhur në formë individuale.

Shtrenjtimi i vazhdueshëm i paketave, nën argumentin e kostove dhe zhvlerësimit të euros, bëri të vështira negociatat vitin e shkuar mes agjencive dhe hoteleve.

Në atë kohë turoperatorët thanë se Shqipëria duhet të vijojë të mbetet konkurruese në mënyrë që të jetë atraktive për këtë grup vizitorësh që vijnë me paketa “të gjitha të përfshira, apo “vakte dhe hotel (pa pije)”.

Këtë vit polakët në formë individuale duket se po preferojnë desntinacione më afër tyre, ku Kroacia është një ndër to duke shënuar për janar-maj një rritje me 8 për qind të këtij grupi në këtë shtet.

Spanjollët janë gjithashtu “të zhgënjyerit “e radhës që në janar-maj panë një rënie me 7.5 për qind të hyrjeve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ashtu siç ka grupe në rënie, ka edhe të tjera me një rritje të dukshme një sinjal ky pozitiv gjithsesi për ecurinë e turizmit edhe këtë vit. Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritje të dukshme në periudhën janar-maj 2025 me respektivisht 29% dhe 40% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zvicra dhe Austria po kështu janë me rritje 21.6% dhe 22.8%. në total deri në fund të majit vendin e vizituan 3.4 milionë të huaj me një rritje 1.9 për qind në raport me një vit më parë.
Pritshmëria është që viti 2025 të shënojë një tjetër rekord historik sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj në vend edhe pse ritmi i rritjes po shfaqet më i ngadalësuar se një vit më parë.

INSTAT raportoi se në vend hynë gjithsej 987.077 shtetas të huaj në maj. Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ritmet e rritjes së turistëve janë ngadalësuar ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti. Në maj të një viti më parë, në vend kishin hyrë 38% më shumë të huaj.

Për 5 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, më një rritje prej 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga 38% që kishte qenë zgjerimi në janar-maj 2024./ Monitor

TË LIDHURA

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kosovo

Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

09:11 | 06/03/2026
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër
Kosovo

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit
Kosovo

President nga populli, Komisioni i Legjislacionit miraton nismën e Vjosa Osmanit

20:54 | 05/03/2026
Next Post
A do t’i tërheqë vërtet Trump trupat amerikane nga Evropa?

A do t’i tërheqë vërtet Trump trupat amerikane nga Evropa?

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, BIRN: Miliona euro investime

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, BIRN: Miliona euro investime







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, ceremonia në Presidencë, betohen shtatë ministrat e rinj

by mirseda
10:18 | 06/03/2026
0

Sot u zhvillua ceremonia për betimin e ministrave të rinj në Presidencë. Ferit Hoxha u betua si...

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, të përfshirë disa nxënës

10:05 | 06/03/2026
Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

Mjegulla e dendur mbulon Kukësin, vështirësi në qarkullim

09:56 | 06/03/2026
Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

Sulmi me dron ndaj bazës britanike, Akrotiri në Qipro kthehet në “qytet fantazmë”

09:48 | 06/03/2026
Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri u miratuan dje në Kuvend, betohen sot para Presidentit ministrat e rinj

09:14 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com