Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

3 muaj ago
in Bota
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke thënë se SHBA-ja do ta shpëtojë atë ashtu siç e shpëtoi vendin e tij.

Ndaj Netanyahut u ngrit aktakuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në vitin 2019. AI i mohon të gjitha akuzat
Gjyqi ndaj tij filloi në vitin 2020 dhe përfshin tri çështje penale. Netanyahu është deklaruar i pafajshëm.

“Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të ANULOHET, MENJËHERË, ose të falet Heroi i Madh, i cili ka bërë kaq shumë për shtetin e Izraelit”, shkroi Trump në platformën Truth Social të mërkurën, duke shtuar se mori vesh që Netanyahu pritet të paraqitet në gjykatë të hënën.

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se Trump nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor të një shteti të pavarur”, tha Lapid.

“Shpresoj dhe besoj se ky është një shpërblim që ai [Trump] po i jep atij [Netanyahut], sepse synon të ushtrojë trysni ndaj tij për Gazën dhe për ta detyruar ta pranojë një marrëveshje për pengjet që do ta përfundojë luftën”, i tha Lapid faqes izraelite të lajmeve Ynet.

Trump e lavdëroi Netanyahun si një “luftëtar”, por shtoi në postimin e tij: “Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që e shpëtuan Izraelin, dhe tani do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do ta shpëtojnë Bibi Netanyahun”.

Duket se ai po i referohej përfshirjes dhe mbështetjes së SHBA-së për sulmet izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit.

Nuk është e qartë nëse Trump nënkuptoi se SHBA-ja mund të bëjë diçka konkrete për ta ndihmuar Netanyahun në betejën e tij ligjore.

Presidenti republikan e përshkroi çështjen kundër udhëheqësit izraelit si “gjueti shtrigash” – një term që Trump e ka përdorur shpesh për t’i përshkruar përpjekjet për ta ndjekur atë penalisht në SHBA, dhe të cilin edhe Netanyahu e ka përdorur për ta përshkruar gjyqin ndaj tij.

Fjalët e ngrohta të Trumpit vijnë pas një qortimi të rrallë që ai ia bëri të martën Izraelit për sulmet ajrore ndaj Iranit pas armëpushimit.

TË LIDHURA

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare
Bota

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

10:59 | 10/09/2025
Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi
Bota

Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

10:30 | 10/09/2025
Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën
Bota

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

10:08 | 10/09/2025
Next Post
Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!
Sport

Anglia ‘shkërmoq’ 0-5 Serbinë, fitojnë Franca dhe Portugalia!

by mirseda
11:02 | 10/09/2025
0

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 vijuan të martën me nëntë takime në pesë grupe të ndryshme...

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

SHBA dhe India synojnë rivendosjen e marrëdhënieve tregtare

10:59 | 10/09/2025
Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

Zelensky për dronët në Poloni: Po hyjmë në një nivel të ri përshkallëzimi

10:30 | 10/09/2025
Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

Von der Leyen: Bota sot është e pamëshirshme! Rusia duhet të paguajë për luftën

10:08 | 10/09/2025
“Blloko gjithçka”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta masive në Francë

“Blloko gjithçka”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta masive në Francë

10:04 | 10/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com