Pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, presidenti amerikan Donald Trump ka nisur mbledhjen e kabinetit të tij duke folur për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
“Siç e dini, mbrëmë arritëm një përparim të rëndësishëm në Lindjen e Mesme, diçka që njerëzit thoshin se nuk do të ndodhte kurrë”, tha ai.
“Ne i dhamë fund luftës në Gaza dhe, me të vërtetë, në një bazë shumë më të gjerë, krijuam paqe, dhe mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme. Ne siguruam lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe ata duhet të lirohen të hënën ose të martën, dhe marrja e tyre është një proces i ndërlikuar”, theksoi Trump.
Gaza ‘do të rindërtohet’, u shpreh Trump, ndërsa konfirmoi udhëtimin e etij në Egjipt
Trump i tha kabinetit të tij “ne do të shkojmë në Egjipt, ku do të kemi një nënshkrim shtesë”.
Ai shpjegon se marrëveshja është nënshkruar tashmë, por kjo do të jetë një “nënshkrim zyrtar”.
Duke iu referuar të ardhmes së Gazës, Trump thotë se ajo “do të rindërtohet ngadalë”.
“Mendoj se do të shihni disa vende të jashtëzakonshme që do të ndërmarrin hapa përpara, do të investojnë shumë para dhe do të kujdesen për gjërat”, shtoi ai.