Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Tre të humbura, penalltitë bëhen makthi i Elbasanit

9 muaj ago
in Sport
Tre të humbura, penalltitë bëhen makthi i Elbasanit

Elbasani vazhdon të “qajë” atë penallti të humbur ndaj Egnatias, sepse mund të ndryshonte rrjedhën e lojës dhe në fund mund të dilte me një rezultat pozitiv. Më shqetësuese është situata, sepse nga pika e bardhë goditi sulmuesi Tsague, ndërkohë që sipas hierarkisë në ekip, gjuajtës të parë janë Lila me Mustën.

Tsague mori përsipër pa miratimin e trajnerit ta godiste atë 11-metërsh dhe për fatin keq të tij dhe ekipit e humbi, me Dajsinanin që kuptoi gjithçka dhe e neutralizoi. Në fund verdheblutë dolën pa pikë nga kjo përballje, në një kohë kur kishin më shumë se kurrë nevojë për të bërë kthesën në rezultate.

PENALLTITË MAKTH – Në fakt, duket se verdheblutë nuk kanë aspak një marrëdhënie të mirë nga 11-metërshat këtë sezon, që kanë rezultuar thuajse gjithnjë “ters” dhe skuadrës nuk i kanë shërbyer për të marrë pikët maksimale. Madje, duke mos ia dalë asnjëherë të fitojnë sa herë kanë pasur një penallti në favor. Më konkretisht, nga pesë penallti të fituara këtë edicion, elbasanasit kanë shënuar vetëm prej tyre dhe kanë humbur plot tre.

Ka gabuar një herë Emiljano Musta në sfidën me Tiranën, ku Elbasani mori vetëm një barazim. Më pas ka gabuar dy herë Tsague, fillimisht me Laçin në tranfertë dhe së fundmi me Egnatian në shtëpi. Ironia e fatit është se në të dy rastet afrikanit ia ka pritur Dajsinani gjuajtjen. Sakaq, kanë shënuar Hila përballë bardhebluve dhe Lila ndaj kurbinasve, por që sërish nuk kanë mjaftuar për të fituar, sepse janë ndalur përkatësisht në barazim dhe humbje.

KRIZA – Elbasani është duke kaluar një moment krize, sepse u bënë katër ndeshje në kampionat që nuk po merr dot fitoren, duke regjistruar vetëm një barazim dhe tri humbje. Një situatë kjo që i ka nxjerrë jashtë gare verdheblutë sa i përket luftës për në “Final 4” dhe tani janë të përqendruar totalisht për të siguruar sa më shumë pikë që të mos vënë në rrezik mbijetesën.

Edhe pse vijojnë të qëndrojnë në vendin e 5-të, mjafton një tjetër rezultat negativ për ta vënë në “sikletet” e mbijetesës, meqenëse edhe ekipet poshtë po afrohen dhe gara sa vjen e bëhet më e ashpër. Ndeshja e radhës është ajo me Bylisin në transfertë, ku do të kërkohet me ngulm rikthimi te fitorja, si mënyra e vetme për të rikthyer qetësinë në kampin verdheblu.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPOR

TË LIDHURA

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë
Sport

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Next Post
Rama kundër SPAK? Kryeministri flet sërish për rastin Veliaj: Të japin prova

Rama kundër SPAK? Kryeministri flet sërish për rastin Veliaj: Të japin prova

Për të dytën ditë radhazi, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK, qëndron tre orë në Prokurorinë e Posaçme

Për të dytën ditë radhazi, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK, qëndron tre orë në Prokurorinë e Posaçme

Pas SHBA dhe Kinës, Evropa hedh vështrimin drejt Inteligjencës Artificiale, Macron ndjek modelin e Trump

Pas SHBA dhe Kinës, Evropa hedh vështrimin drejt Inteligjencës Artificiale, Macron ndjek modelin e Trump







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com