Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Transporti publik falas, Këlliçi: Bashkisë i kushton vetëm 16.5 milionë euro në vit, ja si do të realizohet

2 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Transporti publik falas, Këlliçi: Bashkisë i kushton vetëm 16.5 milionë euro në vit, ja si do të realizohet

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët, duke prezantuar planin e tij për zbutjen e kostos së jetesës. Këlliçi u ndal në zonën e Kombinatit, ku prezantoi për qytetarët angazhimin për ta bërë transportin publik falas. Teksa Belind Këlliçi i pyeti nëse e përdorin autobusin dhe nëse e duan transportin publik falas, qytetarët u përgjigjën: “Na intereson, si s`na intereson. E përdorim autobuzin, ku do shkojmë pa autobuz. Do donim pa lekë, ajo na pëlqeu. Po e bëre falas ti, më del llogaria. Po u zgjodhe ti, si nuk e duam ne”,-u shprehën disa qytetarë që shtrënguan duart me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës.

Më tej, Belind Këlliçi shpjegoi si do të realizohet ky shërbim, i cili ka kostot financiare, vetëm 6.8% të buxhetit vjetor të bashkisë Tiranë. “18 milionë euro në vit shkon kjo punë, nga të cilat bashkia aktuale 1.5 milionë euro i paguan. Me 16.5 milionë euro paguhen 140 mijë bileta në ditë, që i paguajnë në Tiranë. Buxheti i bashkisë Tiranës është 240 milionë euro. Eshtë si një familje. Si me pas një rrogë 240 mijë lekëshe dhe paguan 16 mijë lekë për këtë shërbim. Vetëm se në këtë rast, përfitojnë 200 mijë veta në ditë”-tha Këlliçi.

Përfaqësues të biznesit treguan problemet që po kalojnë, ndërsa Belind Këlliçi u paraqiti planin për uljen dhe heqjen e disa taksave dhe tarifave vendore. “Kam vënë krevatin atje, rri 24 orë, do lajë qeranë, do ha bukë për veten. Po të rri 8 apo 10 orë, as qera nuk del këtu”-tha një sipërmarrës.

“Për bizesin e vogël edhe të mesëm do përgjysmojmë dy tarifat, hapësirën publike dhe gjelbërimin, pastrimin, dhe do heqim dhe taksën e infrastrukturës arsimore, do e bëjmë zero” -u shpreh Belind Këlliçi.

Një tjetër shqetësim për banorët e Kombinatit është mungesa e ujit. Sipas banorëve, uji nga çezmat nuk vjen as gjysëm ore në ditë. “E bën ujin 1 mijë lekë një depozitë 1 mijë litra, ashtu e bën Erioni, me ujin e Bovillës që është pa lekë. Pa investim pa asnjë gjë dhe me orar, gjysëm ore. Për mua problemi më i madh është uji. Ne nuk kena asnjë sekond ujë, asnjë kile. Unë dua 10 kuintal ujë në ditë, gjysëm ore ujë dua unë të vijë nga çezma. Ky harxhuar 5 milionë lekë me puse, por është në zonën që s`ka ujë” -dëshmuan banorët.

Në këtë zonë, shqetësim kryesor mbetet marrja e pronës nga bashkia e Tiranës. Shumë qytetarë treguan se katër vjet pas tërmetit u ka ardhur njoftimi për shembjen e pallateve, ndërsa të tjerë janë përballur edhe me gjoba nga inspektoratet e bashkisë, pasi kanë bërë ndërhyrje në banesa. “Ka ardhur njoftim për këtë hyrjen këtu. Pas katër vjetësh vijnë për tërmetin, vinë thonë do të prish pallatin. Edhe një çati që kërkoj me ndërtu po vijnë ma shemb. Më kanë vënë dhe 38 milionë lekë gjobë. Kur shtëpia kushton 20 milionë, më vënë 38 milionë lekë gjobë” -denoncon një qytetar.

Për banorët e Kombinatit dhe gjithë kryeqytetit, Belind Këlliçi dha garanci se pas 14 majit do t`i japë fund abuzimit me pronën e qytetarëve. “Unë di të them kaq, shtëpia e njeriut, trualli dhe prona nuk do i merret. Se këta janë duke i nxjerrë nga shtëpia e duke i shpronësuar me dy lekë dhe nga ana tjetër, i përzënë njerëzit nga shtëpiat e veta. Kjo me mua nuk do ndodhë” -u shpreh Belind Këlliçi.

TË LIDHURA

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë
Aktualitet

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025
Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital
Aktualitet

Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital

21:11 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja
Aktualitet

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Next Post
“Madonna shqiptare” rrëfen dramën: Si e kapa burrin me shoqën time duke më tradhtuar

“Madonna shqiptare” rrëfen dramën: Si e kapa burrin me shoqën time duke më tradhtuar

Rama komenton protestën e opozitës: Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan, e gatuan “non grata”

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Rama: S’ka asnjë çelës magjik që të përmbysë këto trende

Berisha nuk humbet kohë, e nis Podcast-in me rrëfime nga fëmijëria: Fjalët e para i kam shqiptuar në një “kullë”

Berisha nuk humbet kohë, e nis Podcast-in me rrëfime nga fëmijëria: Fjalët e para i kam shqiptuar në një “kullë”

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

by mirseda
22:07 | 17/07/2025
0

Partizani nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit me Nomme Kalje, me takimin...

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025
Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital

Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital

21:11 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com