Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Tragjedia në Koçan! Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut?

5 muaj ago
in Rajoni
Tragjedia në Koçan! Kush është përgjegjës për vdekjet në Maqedoninë e Veriut?

“Vrasës, vrasës”, “Kërkojmë drejtësi” – qytetarët e Koçanit në Maqedoninë e Veriut janë të revoltuar pas aksidentit në lokalin e natës Pulse, ku humbën jetën 59 vetë. Për të shfryrë zemërimin ata shkatërruan edhe një kafene që i përkiste pronarit të klubit të natës dhe sulmuan kompaninë e tij të logjistikës, duke thyer xhamat dhe duke prishur një automjet dhe orenditë.

Qindra demonstrues të zemëruar u mblodhën edhe para bashkisë për të kërkuar sqarime dhe pasoja. Nën tronditjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga zjarri dhe presionit të qytetarëve të zemëruar kryetari i bashkisë, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen.

Por procesi i analizës së fatkeqësisë sapo ka filluar. Ekspertët thonë se shkaqet e zjarrit janë komplekse dhe lidhen me disa dekada korrupsioni dhe mosrespektimi të ligjeve dhe rregulloreve.

Lakmia vret

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Shkupit, Goran Markovski, shpreson se incidenti tragjik do të sjellë ndryshime në vetëdijen e publikut dhe të përgjegjësive. Ai tha në televizionin kombëtar TV24 se diskoteka nuk kishte as sistem automatik të fikjes së zjarrit, as ndërprerje automatike të rrymës elektrike apo dalje emergjente. Sipas Markovskit pronari i diskotekës kishte dashur të kursente kostot për masat e sigurisë. “Lakmia po vret tani edhe fëmijët tanë. 70 deri në 80 për qind e objekteve që përdoren për qëllime të tilla në Maqedoninë e Veriut nuk janë në përputhje me rregulloret përkatëse.” – tha Markovski.

“Erozion i sistemit”

Ekspertët janë të bindur se incidenti mund të ishte shmangur nëse do të ishin respektuar rregullat. Ministri i Brendshëm, Pançe Toskovski, konfirmoi se klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme pune. Kësaj i shtohet edhe fakti se struktura e çatisë ishte prej druri dhe azbesti – dhe poshtë saj kishte një përzierje sfungjeri dhe pëlhure, gjë që bëri që zjarri të përhapej brenda sekondave.

“Gjatë ndërtimit të objektit kishte pasur improvizime,” tha për mediat lokale Vladimir Simonovski, zëvendës-shef i departamentit të zjarrfikësve në Shkup.

Në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut po vlon zemërimi për mosrespektimin flagrant të rregulloreve ligjore, rritjen e korrupsionit dhe sistemin e dominuar nga dy partitë kryesore të vendit. Duke përshkruar gjendjen prokurori Ljupço Kocevski tha se në Maqedoninë e Veriut sundon një “erozion i plotë i sistemit”.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Maqedonia e Veriut u rendit në vitin 2024 në vendin e 88-të nga 180. Kjo paraqet një keqësim në krahasim me vitin 2023, kur Maqedonia e Veriut renditej e 74-ta.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndryshime

Goran Markovksi nga Universiteti i Shkupit thotë se “Në çdo rast aksidenti del se ka probleme me dokumentacionin dhe lejet, ndaj është e dukshme që sistemi ka dobësi”. Diskoteka në Koçan nuk duhej kurrë të lejohej të funksiononte për një periudhë kaq të gjatë pa masat përkatëse të sigurisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shkoi në vendin e aksidentit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Toskovski, paralajmëroi se të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. “Ajo që ndodhi është më shumë se veprimtari kriminale”, tha kreu i qeverisë një ditë pas aksidentit në Shkup. “Unë do ta quaja një vrasje masive që u lejua të ndodhë nga dikush – për shkak të parave, për shkak të korrupsionit.

Pa ndryshime fatkeqësi të tilla do të përsëriten

Drejtori i Institutit për Demokraci në Shkup, Marko Trosanovski, thotë se korrupsioni është modus operandi në shoqërinë maqedonase. “I gjithë sistemi është ndërtuar mbi klientelizëm, prandaj nuk bazohet në procedura të rregulluara, por në ryshfet dhe interesa të tjera”, tha ai në një intervistë për DË. “Korrupsioni është i përhapur, që nga mësuesit nëpër shkolla që mbyllin sytë dhe japin nota të mira e deri tek inspektorët që lëshojnë leje për një lokal nate që nuk i plotëson aspak kriteret. Rezultati është tragjedi si fatkeqësia e Koçanit. Trosanovski mendon se fatkeqësi të tilla do të përsëriten, nëse në Maqedoninë e Veriut nuk ndryshon asgjë. “Ne kemi nevojë për ndërgjegjësim publik dhe një ndryshim në kulturë poltike në mënyrë që partitë politike të emërojnë njerëz me integritet në vend të besnikëve.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut bëjnë thirrje për hetim të shpejtë dhe efikas të rastit dhe ndëshkim të autorëve. Aktualisht janë 23 vetë që dyshohet se kanë lidhje me tragjedinë e klubit të natës Pulse. Mes tyre një ish-ministër, një sekretar shteti dhe drejtues të autoriteteve të ndryshme. Mësohet se ata kanë lëshuar licenca dhe leje për diskotekën./DW

TË LIDHURA

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje
Rajoni

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Next Post
Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

Gjesti flet me veten për Eglin: Me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër

Paralajmërimi i Bashës për ata që do guxojnë të prekin zgjedhjet, SPAK do t’i godasë pa mëshirë

Paralajmërimi i Bashës për ata që do guxojnë të prekin zgjedhjet, SPAK do t’i godasë pa mëshirë

Përplasje e ashpër mes Olës dhe Gjestit:Unë jetoj si princeshë, jo varfanjak si ti

Përplasje e ashpër mes Olës dhe Gjestit:Unë jetoj si princeshë, jo varfanjak si ti

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com