Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.
Një fëmijë tetë vjeçar nga “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen.
Tragjedia ka ndodhur ditën e djeshme kur fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar. Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.
“Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili edhe përkundur intervenimit të mjekëve u është nënshtruar plagëve. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton a Ministria për Punë të Brendshme.