Në ditën kur vëllezërit Diogo Jota dhe André Silva vdiqën në një aksident rrugor në Spanjë, një tjetër humbje e madhe preku botën e sportit.
Borja Gomez ndërroi jetë të enjten, në pistë gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian Stock.
Çiklisti, 20 vjeç, po stërvitej në pistën franceze të Magny-Cours, kur rrëshqiti në një kthesë dhe një motoçikletë tjetër e goditi. Gomez kishte fituar garën e tij të fundit në Jerez në Motorsport, dhe këtë sezon ai kishte garuar edhe në kampionatin spanjoll Superbike. Tre vjet më parë ai ishte një pilot zyrtar në Moto 2
“Me gjithë dhimbjen në zemrat tona, na vjen keq të njoftojmë se Borja Gómez ka ndërruar jetë në pistën Magny-Cours pas një aksidenti të rëndë në seancën e parë të praktikës së lirë në Kampionatin Europian të Stock-ut.
Përtej talentit të tij të jashtëzakonshëm si pilot, ne do ta kujtojmë Borjan për njeriun e madh që ishte. Mirësia dhe buzëqeshja e tij do të zgjasin përgjithmonë. Do ta mbajmë gjithmonë në zemrat tona.Në emër të gjithë ekipit Laglisse, duam të shprehim ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e tij në këto momente të vështira. Të duam, Borja. Prehu në paqe.”
















