Bylisi dhe Tirana kanë nisur me një barazim 0-0 edicionin e ri të Kategorisë Superiore.
Për 90 minuta lojë, të dy ekipet u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës, por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që sfida të mbyllej pa gola, duke i dhuruar vetëm nga një pikë secilës skuadër.
Skuadra vendase e drejtuar nga Mirel Josa u shfaq më kërkuese në disa momente të lojës, ndërsa Tirana rrezikoi seriozisht në fundin e pjesës së parë me goditjen e Patsatsias, që u ndal në shtyllën e portës së Bylisit.
Në minutën e 93-të, tensioni u shtua në fushë, pasi sulmuesi i Bylisit, Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të ashpër ndaj lojtarit bardheblu, Soler.