E ardhmja e Theo Hernandez është gjithnjë e më larg Milanit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi francez është takuar me emisarë të Al Hilal.
Takimi solli rezultat pozitiv, me ofertën saudite që ishte e kënaqshme dhe në këto kushte, lojtari është i bindur për hapin vendimtar.
Klubi nga Riadi ka rregulluar pagën nga 18 në 20 milionë euro në sezon.
Marrëveshja me lojtarin është praktikisht e përcaktuar, ndërsa shuma që do fitojë Milani, mbetet për t’u sqaruar.
Fillimisht u fol për 30 milionë, por nuk përjashtohet që për Al Hilal kjo shifër të jetë më u ulët, bazuar në pagën e madhe të premtuar për mbrojtësin.