Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tha se nuk blen kurrë, por e merr falas, jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë

11 muaj ago
in Bota
Tha se nuk blen kurrë, por e merr falas, jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë në Japoni ka dhënë dorëheqjen, pas reagimeve të forta ndaj deklaratës së tij të fundit, ku tha se nuk blen kurrë oriz sepse e merr atë falas.

Deklarata e Taku Etos zemëroi opinionin publik, pasi çmimet e ushqimeve në vendin e tij janë rritur ndjeshëm dhe shumë qytetarë po hasin vështirësi për të siguruar jetesën.

Dorëheqja e ministrit rrit presionin mbi kryeministrin Shigeru Ishiba, i cili tashmë po përballet me kritika të ashpra për dështimin e tij për të frenuar rritjen e çmimeve të orizit dhe për të adresuar krizën e përgjithshme ushqimore që prek qytetarët. “Sapo ia kam paraqitur dorëheqjen time Kryeministrit Ishiba”, u tha Eto gazetarëve nga zyra e kryeministrit.

Më herët këtë vit, Eto tha se i kuptonte “vështirësitë” e konsumatorëve, pas vendimit të qeverisë në fillim të këtij viti për të liruar rreth 300,000 ton oriz nga rezervat e emergjencës në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve.

Megjithatë, duke folur në një aktivitet për mbledhjen e fondeve fundjavën e kaluar, ai u shpreh se nuk ka blerë kurrë oriz vetë, “sepse mbështetësit e tij i dhurojnë sasi kaq të mëdha saqë i dalin edhe për të shitur”.

Deklarata e Eto-s shkaktoi zemërim tek konsumatorët, pasi çmimi i një qeseje me oriz pothuajse është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar , sipas të dhënave të prillit.

“Pyesja veten nëse ishte e drejtë që unë të qëndroja në krye të Ministrisë së Bujqësisë në një kohë kaq kritike për çmimet e orizit dhe arrita në përfundimin se nuk duhej”, tha ministri sot, duke njoftuar dorëheqjen e tij.

“U kërkoj falje edhe një herë qytetarëve për deklaratat e mia jashtëzakonisht të papërshtatshme, në një kohë kur ata po luftojnë me çmimet e larta të orizit”, nënvizoi ai.

Eto u zëvendësua sot nga Shinjiro Koizumi, një ish-ministër i Mjedisit i cili kishte kundërshtuar pa sukses udhëheqjen e partisë në pushtet LDP kundër Ishibës vjeshtën e kaluar.

TË LIDHURA

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Bota

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:26 | 14/04/2026
“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta
Bota

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

15:57 | 14/04/2026
Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk
Bota

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Next Post
BE, “detyra të reja” për Shqipërinë!

BE, “detyra të reja” për Shqipërinë!

Guardiola kërcënon me largim nga City!

Guardiola kërcënon me largim nga City!

Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit
Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

by mirseda
19:25 | 14/04/2026
0

“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie...

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

19:22 | 14/04/2026
Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

19:14 | 14/04/2026
Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

18:41 | 14/04/2026
Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

18:28 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com