Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Të shtëna me armë zjarri, humbin jetën 5 persona

3 vjet ago
in Bota
Të shtëna me armë zjarri, humbin jetën 5 persona

Një person i armatosur rëndë dhe i pajisur me një jelek antiplumb hapi zjarr në rrugët e Filadelfias, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur dy të mitur, përpara se të dorëzohej, tha policia.

Të shtënat ndodhën në lagjen Kingsessing. Oficerët përgjegjës e ndoqën të dyshuarin ndërsa ai vazhdoi të qëllonte. Ai u arrestua në një rrugicë pasi u dorëzua, tha komisionerja e policisë Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

Asnjë lidhje nuk dihet mes viktimave dhe sulmuesit, tha komisionerja Outlaw. Ai kishte një jelek antiplumb, një “pushkë të tipit AR”, karikatorë të shumtë, një pistoletë dhe një radio policie.

Oficerët e policisë u njoftuan rreth orës 20:30 për disa të shtëna në lagjen Kingsessing. Policia gjeti disa viktima të qëlluara me armë zjarri dhe teksa po i ndihmonte, dëgjoi të shtëna të tjera, tha komisionerja Outlaw. Policia më vonë tha për kanalin Fox 29 se u gjet një viktimë e pestë. Ai u ndoq në shtëpinë e tij dhe u qëllua për vdekje. Jashtë shtëpisë u gjetën gëzhoja plumbash.

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si i moshës 40-vjeçare. Një person i dytë gjithashtu u arrestua, i cili mund të ketë shkëmbyer zjarr me të dyshuarin, por policia nuk e dinte nëse kishte lidhje mes dy personave.

Tre nga viktimat ishin të moshës 20 deri në 59 vjeç, ndërsa i katërti, i cili ende nuk ishte identifikuar, mund të jetë mes 16 dhe 21 vjeç. Viktima e gjetur në shtëpinë e tij ishte 31 vjeç. Të gjithë ishin meshkuj.

Dy viktimat e shtruara në spital janë djem, 2 dhe 13 vjeç. Ata janë në gjendje të qëndrueshme, tha komisionerja Outlaw./VOA

TË LIDHURA

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më
Bota

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Next Post
I dënuar në Shqipëri për pedofili, i moshuari anglez nuk heq dorë nga ngacmimet,The Guardian: U blen dhurata fëmijëve të emigrantëve

I dënuar në Shqipëri për pedofili, i moshuari anglez nuk heq dorë nga ngacmimet,The Guardian: U blen dhurata fëmijëve të emigrantëve

“Nuk kanë frikë nga shteti”, ish-drejtuesi i Policisë për atentatin në Fushë Krujë: Mund të jetë hakmarrje

“Nuk kanë frikë nga shteti”, ish-drejtuesi i Policisë për atentatin në Fushë Krujë: Mund të jetë hakmarrje

U kapën me drogën me vlerë mbi 700 mijë euro, përfundon në pranga i riu shqiptar dhe 56-vjeçari italian

U kapën me drogën me vlerë mbi 700 mijë euro, përfundon në pranga i riu shqiptar dhe 56-vjeçari italian







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

by mirseda
21:50 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit...

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com