Sulmi i ndodhur sot në Universitetin e Arteve në Pragë, është sulmi më i rëndë që ka tronditur ndonjëherë Republikën Çeke. Nga sulmi i sotëm kanë mbetur të vrarë të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Ndërkohë, edhe në vitin 2015 dhe 2019, Republika Çeke u trondit nga një ngjarje e ngjashme, por me bilanc më të ulët.
Në atë vit, tetë persona u vranë në Uherské Brod, ndërsa në vitin 2019, gjashtë persona u vranë nga të shtënat në një spital të Ostravës.