Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të maskuar dhe armatosur, serbët hyjnë në Kosovë dhe rrëmbejnë tre policë

2 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Të maskuar dhe armatosur, serbët hyjnë në Kosovë dhe rrëmbejnë tre policë

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri. Lajmi është bërë me dije nga policia e Kosovës si dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku thuhet se tre policiët ishin duke patrulluar në vijën kufitare në veri të vendit.

Sveçla me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Serbia ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka arrestuar 3 policët.

“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare.

Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, thuhet në postim.

Mediat serbe kanë publikuar edhe foto të tre efektivëve të arrestuar. E teksa Kosova thotë se Serbët kanë hyrë në territorin e tyre dhe kanë marrë zyrtarët, të kundërtën pretendon Serbia që sipas tyre kanë hyrë policët e Kosovës të armatosur në territorin e Serbisë.

“Novosti” shkruan se është arrestuar Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafa Shemi. Në foto efektivët e Kosovës shihen të prangosur dhe të shtrirë përtokë.

Njoftimi i policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.

Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

Me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e zyrtarëve policorë që dyshohet të jenë kidnapuar nga forcat serbe, janë kontaktuar të gjitha mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar që të njëjtit të lirohen sa më parë dhe të kthehen në Polici të Kosovës.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, dyshohet se ka të lënduar

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, dyshohet se ka të lënduar

E rëndë në Durrës, turistja polake bie nga kati i 6-të i hotelit

Goditi me thikë të riun, shpallet në kërkim 51-vjeçari në Tiranë

Rrëmbimi i 3 policëve, reagon Kurti: Hakmarrje e Serbisë pas arrestimit të kriminelit Millenkoviç, hyrja e këtyre forcave në territorin tonë synon destabilizim

Rrëmbimi i 3 policëve, reagon Kurti: Hakmarrje e Serbisë pas arrestimit të kriminelit Millenkoviç, hyrja e këtyre forcave në territorin tonë synon destabilizim

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com