Kantautorja amerikane, Taylor Swift nuk është më vetëm një superyll i muzikës, por një fuqi ekonomike më vetvete. Me publikimin këtë 3 tetor të albumit të saj të dymbëdhjetë në studio, ‘The Life of a Showgirl’, artistja nga Pensilvania konsolidon pozicionin si artistja më e pasur në botë, duke tejkaluar madje pasurinë e akumuluar të mbi 50 vendeve, sipas medieve të specializuara.
Ndikimi i saj shkon përtej muzikës: ajo ka arritur të lëvizë ekonominë e Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar me afërsisht 4 miliardë dollarë në PBB-në amerikane, dhe ndikimi i saj ka arritur deri në atë pikë saqë edhe rrjeti Fox ndërpreu një transmetim për të mbuluar lajmin e martesës së saj. Nuk është për t’u habitur që në vitin 2023 Forbes e përfshiu ndër pesë gratë më të fuqishme në botë.
fejuari i saj, lojtari i NFL Travis Kelce, e kishte paralajmëruar këtë në podkastin e tij New Heights: ‘The Life of a Showgirl’ është një kthesë me 180 gradë.
Kopertina e albumit, ku Taylor Swift shfaqet e zhytur në ujë me një fustan të stolisur me gurë të çmuar, është një homazh vizual për personazhin tragjik të Ofelisë tek Hamleti. Kënga hapëse e albumit, ‘The Fate of Ophelia’, thellohet te kjo figurë si metaforë e përfundimit të netëve të vetmuara gjatë turneut. Një tjetër muzë e albumit është aktorja ikonike Elizabeth Taylor, të cilës i kushtohet një këngë që eksploron glamurin, forcën dhe feminitetin kompleks.
Ndërtesa Empire State Building në Nju Jork u ndriçua me ngjyrë portokalli për të festuar publikimin e albumit, një dëshmi tjetër e magnetizmit që gjeneron çdo hap i artistes. Me ‘The Life of a Showgirl’, Taylor Swift jo vetëm që rinovon tingullin e saj, por edhe riafirmon perandorinë që vazhdon të zgjerohet, si në aspektin muzikor, ashtu edhe në atë ekonomik.