Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Sulmi terrosistë në Kosovë, Vuçiç: Djali im nuk ishte në Banjskë

2 vjet ago
in Rajoni
Sulmi terrosistë në Kosovë, Vuçiç: Djali im nuk ishte në Banjskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator.

Reagimi i Vuçiçit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin në Banjskë mori pjesë Millorad Jevtiç, që sipas tij, njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij [i përfshirë] në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, shkroi Sveçla në Facebook.

Vuçiç përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram tha se djali i tij nuk ka lidhje me sulmin në Banjskë, përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën e Metohinë’ si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë”, shkroi Vuçiç, duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se ky i fundit nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e bëra nga ministri Sveçla për djalin e presidentit serb.

Sveçla tha se pas sulmit në Banjskë autoritetet gjetën një dokument personal të Jevtiqit, i cili sipas tij, “nga pesë vizitat e fundit të djalit të Vuçiçit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator.

Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

TË LIDHURA

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë
Rajoni

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

10:17 | 27/08/2025
Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën
Kosovo

Përfundojnë punimet, hapet ura e re që lidh Mitrovicën

10:22 | 26/08/2025
Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë
Rajoni

Malësi e Madhe/ Dhu*uan dhëndrin për motive të dobëta, arrestohen babai dhe dy djemtë

11:55 | 23/08/2025
Next Post
Pensionistët shqiptarë shprehen të pakënaqur, rritja e pensionit nuk na mjafton

Pensionistët shqiptarë shprehen të pakënaqur, rritja e pensionit nuk na mjafton

Goooool, nuk ka miqësore për kuqezinjtë, Qazim Laçi shënon pas një super aksioni

Gooool, Ernest Muçi dhe 2-0, një tjetër super gol kuqezi

Alarmi i kuq edhe në Itali për rrezikun e një sulmi terrorist

Alarmi i kuq edhe në Itali për rrezikun e një sulmi terrorist

JU REKOMANDOJMË

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin
Aktualitet

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

by mirseda
17:12 | 27/08/2025
0

Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin u angazhuan sot në gjetjen e një vajze 7-vjeçare që...

Projektligji për Kodin e ri Penal hidhet për konsultim publik

Projektligji për Kodin e ri Penal hidhet për konsultim publik

17:03 | 27/08/2025
“Boom” pagesash me kartë, Banka e Shqipërisë: Në terminalet “POS”, 48.3 mld lekë të shpenzuara

“Boom” pagesash me kartë, Banka e Shqipërisë: Në terminalet “POS”, 48.3 mld lekë të shpenzuara

16:45 | 27/08/2025
Zjarri përfshin sipërfaqe pyjore në Miras të Devollit, ndërhyrja e vështirë nga terreni i thyer

Zjarri përfshin sipërfaqe pyjore në Miras të Devollit, ndërhyrja e vështirë nga terreni i thyer

16:39 | 27/08/2025
Vendoret/ Do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet, edhe jo!

Vendoret/ Do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Edhe mundet, edhe jo!

16:17 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com