Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sulmi që i vuri zjarrin Lindjes së Mesme, asgjë nuk do të jetë si më parë

2 vjet ago
in Bota, Kryesore
Sulmi që i vuri zjarrin Lindjes së Mesme, asgjë nuk do të jetë si më parë

Nga Jeremy Bowen-BBC

Mendoj se askush tani në këtë pikë nuk e di vërtet se deri ku do të shkojnë gjërat dhe kjo është vërtetë frikësuese si situatë.

Ndërkohë që status quo-ja në Gaza dhe më gjerë nuk ishte shumë e kënaqshme për askënd, një javë më parë kishte të paktën një status quo.

Tani, status quo-ja është bërë copash dhe në vend të kësaj ka pasiguri dhe i është dhënë fund, të paktën tani për tani, çdo plani për afrim dhe normalizim me Arabinë Saudite.

Njerëzit mendonin se ekzistonte një realitet i ri në Lindjen e Mesme – se çështja palestineze, edhe pse vazhdoi të acarohej, mund të stabilizohej dhe të krijohej një normalitet tjetër.

Mund të them që është i madh numri i atyre që më kanë tallur kur thashë se ky konflikt ka kapacitetin jo vetëm të shkaktojë vuajtje dhe gjakderdhje të pamasë, por të hedhë në erë rajonin.

Dhe fatkeqësisht, mendoj se ajo që kemi menduar deri më tani, se situata mund të menaxhohej apo se konfliktit po i vinte fundi, ishte një iluzion.

Vritet komandanti i Hamasit që udhëhoqi sulmin ndaj Izraelit

Forcat ajrore të Izraelit kanë thënë se kanë vrarë Ali Qadhin, komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin ndaj vendbanimeve izraelite të shtunën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se Ali Qadhi u vra në një sulm me dron pas lokalizimit që iu bë prej inteligjencës nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake.

Bomba mbi autokolonën e palestinezëve që po ikte nga veriu i Gazës, dhjetëra të vdekur

Mbrëmjen e djeshme pati raporte për një bombardim të një autokolone me palestinezë që po iknin nga veriu i Gazas. Më pas dolën edhe video të masakrës, ku sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 70 persona, shumica gra dhe fëmijë.

BBC Verify ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din; një nga dy rrugët e evakuimit nga veriu i Gazës për në jug.

Rruga ishte plot trafik gjatë gjithë ditës dje pasi banorët e Gazës nisën të iknin nga veriu sipas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite.

Të paktën 12 trupa të pajetë janë të dukshëm në pamje, të cilat nuk mund të transmetohen pasi janë shumë të rënda.

Viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë – disa prej të cilëve duket se janë dy deri në pesë vjeç. Pozicionimi i diellit në video sugjeron se është filmuar rreth orës 17:30 me kohën lokale.

Shumica shihen të shtrirë në pjesën e pasme të kamionit me shtrat të sheshtë – të tjerët janë të shpërndarë nëpër rrugë. Mjete të tjera të dëmtuara gjithashtu duken në zonë.

Mbi 2 000 të vrarë në Gaza

Shkon në 2 200 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa mbi 1 300 godina janë hedhur në tokë, kurse mbi 5 000 janë të pabanueshme për shkak të bombave. Pas ultimatumit të Izraelit për evakuimin e veriut të Gazas, diplomatët perëndimore dhe shefi i OKB-së Gutierres kanë reaguar duke e quajtur shumë të rrezikshme.

Zhvillimet më të rendësishme gjatë orëve të fundit

Më shumë se një milion palestinezëve që jetojnë në Gazën veriore u është thënë të evakuohen ndërsa Izraeli përgatitet të nisë ofensivën tokësore
Civilët duhet të shkojnë në jug midis orës 10 AM dhe 4 pm me kohën lokale sot, duke përdorur dy rrugë, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Thirrja për një evakuim masiv është dënuar nga grupet humanitare dhe është përshkruar nga shefi i OKB-së António Guterres si jashtëzakonisht i rrezikshëm.
Thirrja vjen pasi Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve pas sulmeve hakmarrëse nga Izraeli kishte arritur në 2,215, kurse ka patur 8,700 të plagosur.
Ndërkohë, Izraeli tha se më shumë se 1,300 njerëz u vranë fundjavën e kaluar në sulmin e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve.
Raportet e mëparshme se IDF kishte gjetur trupat e izraelitëve të marrë peng nga Hamasi janë hedhur poshtë si “të pasakta”
Qëndroni me ne ndërsa ne vazhdojmë t’ju sjellim përditësime të drejtpërdrejta mbi këtë situatë gjithnjë në zhvillim.
Diplomati novergjez: Evaukimi i Gazas, krim lufte
Jan Egeland, ish-diplomati norvegjez i cili ishte i përfshirë në Marrëveshjen e Oslos dhe lehtësoi bisedimet midis palestinezëve dhe Izraelit, i tha programit të BBC Radio 4 Today se urdhri i evakuimit të Izraelit për veriun e Gazës është një transferim i detyruar i njerëzve, i konsideruar si një krim lufte sipas Konventës së Gjenevës.

Egeland, i cili është sekretar i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve shton se tani nuk ka asnjë mënyrë praktike për t’iu qasur “katastrofës” humanitare që po ndodh në Gaza.

Ka “shumë fëmijë nën rrënoja që askush nuk mund t’i gërmojë… dhjetëra mijëra banesa të shkatërruara ose të pajetueshme… mijëra njerëz që ikin për të shpëtuar jetën e tyre,” thotë ai.

Egeland thotë se shkalla e krizës në Gaza ende nuk është kuptuar plotësisht nga Perëndimi.

“Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe BE-ja me të drejtë kanë thënë se jemi me Izraelin në luftën kundër terrorit”, shton Egeland. “Shpresoj se ata nuk kanë dhënë një dritë jeshile për të sulmuar një milion fëmijë.”

1 300 ndërtesa të shkatërruara në Gaza

Më shumë se 1,300 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar gjatë bombardimeve gati njëjavore të Izraelit, thonë Kombet e Bashkuara.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se “5,540 njësi banimi” në ato ndërtesa u shkatërruan dhe gati 3,750 shtëpi të tjera u dëmtuan aq shumë saqë janë të pabanueshme.

Zhvillimet kryesore nga java e parë e konfliktit

Sot një javë më parë Hamasi nisi sulmin e tij të paprecedentë ndaj Izraelit. Qindra u vranë, duke bërë që Izraeli të nisë sulme ajrore kundër Gazës, duke vrarë qindra palestinezë.

Më poshtë është një përmbledhje e shkurtuar e zhvillimeve kryesore nga kjo javë:

Mes tensioneve izraelito-palestineze në rritje, militantët e Hamasit filluan një sulm ndaj Izraelit duke hyrë në komunitetet pranë Rripit të Gazës. Më shumë se 1300 njerëz u vranë dhe 150 u morën peng.

Izraeli nisi një fushatë bombardimi kundër Gazës duke vrarë afro 2000 njerëz dhe duke zhvendosur rreth 338,000 të tjerë.

Një bllokadë totale u zbatua në Gaza nga Izraeli, me karburant, ushqim dhe ujë. Izraeli tha se rrethimi nuk do të përfundonte derisa pengjet izraelite të liroheshin

Izraeli ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë, duke përfshirë rreth 300,000 rezervistë, në kufirin e tij me Gazën

Rreth 1.1 milionë njerëzve që jetojnë në Rripin verior të Gazës u është thënë të evakuohen në jug përpara një ofensive të pritshme tokësore nga forcat izraelite. OKB e quajti urdhrin “të tmerrshëm”.

TË LIDHURA

Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë
Aktualitet

Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë

19:29 | 02/09/2025
Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze
Bota

Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

19:22 | 02/09/2025
Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë
Bota

Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

19:20 | 02/09/2025
Next Post
Presidenti Begaj merr pjesë në “Panairin e Verës” në Berat

Presidenti Begaj merr pjesë në “Panairin e Verës” në Berat

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Luizit dhe Oltës

Tensione, ironi dhe zëra për ndarje, çfarë nuk u pa në premierën e filmit të Luizit dhe Oltës

Policia greke ndalon Gold Ag, cili ishte shkaku

Policia greke ndalon Gold Ag, cili ishte shkaku

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës Osmani takon ambasadorin gjerman në Prishtinë, ja çfarë diskutuan
Kosovo

Presidentja e Kosovës Osmani takon ambasadorin gjerman në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

by mirseda
20:11 | 02/09/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Sipas njoftimit nga...

Sulmuesi i Shpresave te Partizani, të kuqtë zyrtarizojnë marrëveshjen

Sulmuesi i Shpresave te Partizani, të kuqtë zyrtarizojnë marrëveshjen

20:03 | 02/09/2025
Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë

Korçë, gjendet i vdekur në banesë 70-vjeçari. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën disa ditë më parë

19:29 | 02/09/2025
Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

Kroaci/ Dënohet ish-ministrja e fondeve të BE-së, shpenzoi mijëra euro për darka luksoze

19:22 | 02/09/2025
Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

Kancelari i Gjermanisë, Merz e thotë hapur: Putini është ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë

19:20 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com