Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sulmi në veri, DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri

2 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Sulmi në veri, DASH: S’e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha të hënën se Uashingtoni nuk i ka vërtetuar njoftimet se Serbia i ka tërhequr trupat dhe pajisjet ushtarake nga kufiri me Kosovën, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara me tensionet në veri të Kosovës.

“Kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake larg kufirit. Ne ende nuk i kemi vërtetuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por, nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam të ndodhte javën e kaluar. Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha zoti Miller në një konferencë me gazetarë.

Më herët të hënën, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç, tha se Serbia ka tërhequr një pjesë të trupave të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Shtimi i trupave pasoi sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës kur një grup serbësh të armatosur qëlloi mbi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. Përgjatë përleshjeve që pasuan, tre sulmues mbetën të vrarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan si “një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën”, ndërsa i kërkuan Beogradit që urgjentisht të tërheqë trupat ushtarake.

Tërheqjen e kërkoi edhe qeveria e Kosovës e cila e akuzoi Beogradin për organizimin dhe mbështetje të grupit që sulmoi policinë. Beogradi i mohoi lidhjet me ngjarjet e 24 shtatorit të cilat i mori përsipër Milan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Përleshjet e 24 shtatorit nxitën shqetësime të reja ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e rajonit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës, që shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit dhe Serbisë që kundërshton shtetësinë e saj më mbështetjen e Moskës/VOA

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Grabiti 2500 euro e sende me vlerë në banesën e ministres shqiptare, arrestohet një 33-vjeçare si autore e dyshuar

Grabiti 2500 euro e sende me vlerë në banesën e ministres shqiptare, arrestohet një 33-vjeçare si autore e dyshuar

Banorët e Zall Herrit duan rrugë dhe ujë: E mori Xhemal Qefalia e çoi në Dajt

Banorët e Zall Herrit duan rrugë dhe ujë: E mori Xhemal Qefalia e çoi në Dajt

Rama diskutim me sipërmarrjen: Fokusi te revolucioni digjital, sistem të avancuar të prokurimeve publike

Rama diskutim me sipërmarrjen: Fokusi te revolucioni digjital, sistem të avancuar të prokurimeve publike







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com