Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në jug të Austrisë, ku një 23-vjeçar goditi me thikë pesë kalimtarë në Villac. Nga sulmi mbeti i vrarë një 14-vjeçar. Këtë e raportoi stacioni televiziv austriak ORF, duke cituar policinë. Krimi ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor. Policia thotë se është arrestuar autori i sulmit, shtetas sirian me leje qëndrimi.
Sipas zëdhënësit të policisë Rainer Dionisio, cituar nga “Kurier”, 23-vjeçari ka goditur me thikë kalimtarët pak para orës 16:00. I plagosuri “më i vjetër” është 32 vjeç. Një dëshmitar që ishte i pranishëm kur ndodhi sulmi, më pas goditi sirianin me makinën e tij, duke lehtësuar kështu arrestimin e 23-vjeçarit.
Sipas burimeve të “Kurier” nuk dihet ende nëse ai është i vetmi fajtor, edhe për shkak se duket se po vijon kërkimet për të identifikuar një bashkëpunëtor të mundshëm.