Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Statistikat Tirana-Partizani, Derbi i fundit i vitit, “demat” kërkojnë pathyeshmërinë

1 vit ago
in Sport
Statistikat Tirana-Partizani, Derbi i fundit i vitit, “demat” kërkojnë pathyeshmërinë

Tirana dhe Partizani përballen të dielën në “Arena Kombëtare”, në orën 19:00, në derbin e dytë të këtij sezoni. Kjo ndeshje i gjen skuadrat në situata të ndryshme nga njëra-tjetra sa i përket renditjes.

Skuadrat tashmë janë konsoliduar në emra dhe do të tentojnë të mos përsërisin derbin e parë, i mbyllur 0-0, pas një loje zhgënjyese. Shifrat mbeten të njëjtat, me Partizanin, që nuk humb në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhtte Xhixha me një paraqitje fantastike. Më pas, në tetë ndeshje “Demat” kanë qëndruar të pamposhtur.

BILANCI – 175 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 55 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

GOLAVARAZHI – 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Maget Gueje me një dopietë spektakolare, që hidhte në “tapet” bardheblutë. Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Për t’u shënuar është fakti se të dy këta lojtarë nuk janë më pjesë e skuadrave respektive. Ndeshja e 28 prillit përfundoi me shifrat 1-2 për “Demat”, që nuk humbasin prej shtatë derbesh radhazi.

DIFERENCA – Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 PartizaniTirana 1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/ 15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/ 05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/ 20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/ 12/2020 Tirana-Partizani 0-0; 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 PartizaniTirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/ 12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1; 16/02/2024 Partizani-Tirana 2-1; 28/4/2024 Tirana Partizani 1-2; 21/ 09/2024 Partizani-Tiranë 0-0;

“ISH”-ët – Portieri i kuq, Pano Qirko, ka një të shkuar me klubin bardheblu. E njëjta gjë vlen edhe për drejtorin Abilaliaj dhe ndihmëstrajnerin Reinaldo Kalari. Sa i përket Tiranës, bardheblutë janë riformatuar nga e para dhe asnjë nga lojtarët nuk regjistron një të shkuar si profesionist me Partizanin.

DERBET E PAHARRUESHME – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi.

38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës. Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbi pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

TË LIDHURA

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit
Sport

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

16:28 | 20/12/2025
Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

13:43 | 20/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida
Sport

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Next Post
Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse e liroi nga arresti shtëpiak

Mbijetoi 50 ditë në pyll në temperatura minus 20 gradë, gjendet eksploruesi 20-vjeçar

Mbijetoi 50 ditë në pyll në temperatura minus 20 gradë, gjendet eksploruesi 20-vjeçar

“Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, flet i plagosuri: Ishin dy persona me dy thika

“Nuk e njihja Marion, shkova të mbroja Martinin”, flet i plagosuri: Ishin dy persona me dy thika







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com