Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas takimit historik Trump-Putin në Alaskë. Në një deklaratë, ai thotë se hapat e ardhshëm duhet të përfshijnë Zelenskyn dhe se paqja nuk mund të vendoset pa të. Starmer shprehet se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në pengesimin e Putinit nga ecja përpara dhe se vendet do të “vazhdonin të shtrëngonin vidat në makinën e tij të luftës me edhe më shumë sanksione” derisa ai “të ndalonte sulmin e tij barbar”.
Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë. Lidershipi i tij në përpjekje për t’i dhënë fund vrasjeve duhet përgëzuar. Ndërkohë që është bërë përparim, hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme me pjesëmarrjen e Presidentit Zelenskyy. Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.
Këtë mëngjes, fola me Presidentin Zelenskyy, Presidentin Trump dhe partnerë të tjerë evropianë, dhe të gjithë jemi të gatshëm ta mbështesim këtë fazë tjetër. Unë e mirëpres hapjen e Shteteve të Bashkuara, së bashku me Evropën, për t’i ofruar Ukrainës garanci të forta sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje. Ky është një përparim i rëndësishëm dhe do të jetë thelbësor në pengimin e Putinit që të kthehet për më shumë.
Ndërkohë, derisa ai të ndalojë sulmin e tij barbar, ne do të vazhdojmë t’i shtrëngojmë vidat makinës së tij të luftës me edhe më shumë sanksione, të cilat tashmë kanë pasur një ndikim ndëshkues në ekonominë dhe popullin e Rusisë. Mbështetja jonë e palëkundur për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.