Rei Manaj ishte protagonist negativ në ndeshjen e Sivasspor ndaj Samsunspor, takim ky i vlefshëm për Superligën e Turqisë. Sulmuesi kuqezi mori dy kartonë të verdhë në harkun e dy minutave, duke u përjashtuar kështu nga loja në minutën e 89-të.
Manaj nuk po kalon një periudhë të mirë, pasi nuk ka gjetur golin që prej fundit të tetorit. Në këtë sezon, ai ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje.