Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Situata nga zjarret në Los Anxhelos mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i viktimave

1 vit ago
in Bota
Situata nga zjarret në Los Anxhelos mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i viktimave

Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikshme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim të rrallë për kushte “moti jashtëzakonisht ekstreme dhe kërcënuese për jetën”, që prek zonën pranë dy vatrave të mëdha zjarri që vazhdojnë të digjen në Los Anxhelos.

Numri i viktimave ka arritur në 25 dhe me mijëra shtëpi janë shkatërruar. E marta ishte një ditë e qetë për punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse për shkak se forca e erërave ra krejt papritur. Kjo u dha mundësi atyre të bënin përparim në vënien nën kontroll të dy vatrave të mëdha të zjarrit në zonën e Los Anxhelosit, e të shuanin me shpejtësi disa vatra të reja. Një vatër e madhe zjarri që po digjet në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena dhe një tjetër që ka shkatërruar pjesën më të madhe të lagjes bregdetare Pacific Palisades, po në Los Anxhelos, vazhdojnë të jenë dy zjarret më të fuqishëm. Situata aty sot paraqitet e ngjashme me atë kur shpërthyen zjarret, më 7 janar. Erërat e forta të javës së kaluar bënë që flakët të përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme në disa kilometra.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte ekstreme moti, me temperatura të larta, lagështi të ulët dhe erëra të forta, nga ora 3 e mëngjesit deri në 3 pasdite duke filluar nga Bregut Qendror, 443 kilometra në drejtim të jugut, deri në kufi me Meksikën. Situata e emergjencës ishte në fuqi për një zonë që përfshin pjesë të qarqeve të Los Anxhelosit dhe qytetit të Venturës. “Nuk kemi dalë ende nga situata e vështirë”, thuhej në një postim të Shërbimit Kombëtar të Motit të martën vonë në mbrëmje. “Fuqia e erërave ra sot (e martë), por nesër dhe pasnesër ato mund të fuqizohen“, thuhej më tej. Më shumë se 77,000 familje janë aktualisht pa energji elektrike. Autoritetet janë detyruar ta ndërpresin atë me qëllimin që rrjeti elektrik të mos bëhet shkak për nxitjen e vatrave të reja të zjarrit.

Autoritetet njoftuan banorët e lodhur e të shqetësuar, që të ishin në gjendje gatishmërie për t’u larguar nëse do të ishte e nevojshme. Policia njoftoi se kishte kryer afërsisht 50 arrestime, për plaçkitje, fluturim të dronëve në zonat e zjarrit, shkelje të urdhrave për të qëndruar brenda, apo vepra të tjera penale.

Prej tyre, tre persona u arrestuan nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimtë pasi u kapën duke ndezur zjarre të vogla të cilat u shuan menjëherë, tha shefi i policisë së Los Angelosit Jim McDonnell. Ata u arrestuan shumë larg zonave të katastrofës. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkakun e zjarreve të mëdha. Në mesin e nëntë personave të akuzuar për grabitje ishte dhe një grup që kishte vjedhur një çmim ‘Emmy’, në një shtëpi, banorët e së cilës ishin larguar për shkak të urdhrave për evakuim, tha Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hochman.

Aktualisht erërat e forta përbëjnë kërcënimin më të madh. Në zonat e rrezikut janë vendosur ekipe zjarrfikësish lokalë të cilët po mbështeten nga zjarrfikës që kanë mbërritur nga vende të tjera, si Kanadaja dhe Meksika. Aktualisht forcat zjarrfikëse janë shumë më të mëdha në numër se një javë më parë, kur nisi vala e parë e zjarreve që shkatërronte me mijëra shtëpi. Autoritetet thonë se kjo mund të rezultojë fatkeqësia më e kushtueshme e shkaktuar nga zjarri, në historinë e vendit.

Avionë hodhën nga lart mbi shtëpi dhe shpate malesh e kodrash kimikate në ngjyrë rozë, që mbrojnë kundër zjarrit. Kryebashkiakja e Los Anxhelosit Karen Bass dhe zyrtarë të tjerë, të cilët janë kritikuan mbi përgjigjen e tyre fillestare ndaj situatës, shprehën besimin se rajoni është gati të përballet me kërcënimin e ri. Zonja Bass tha se kishte fluturuar mbi zonat e djegura, situatën në të cilat ajo e përshkroi si të ngjashme me pasojat e një “uragani”. Tashmë erërat nuk pritet të arrijnë të njëjtën shpejtësi të madhe që u vu re javën e kaluar, por ato mund ishin në ato nivele sa mund të rrëzonin aeroplanët e zjarrfikësve, tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit Anthony Marrone.

Ai u bëri thirrje banorëve që kishin mbetur të pastrehë, që të shmangin ndezjen e zjarreve për ngrohje si dhe të kërkojnë vendstrehime. Prej me shumë se tetë muajsh në Los Anxhelos nuk ka rënë asnjë milimetër shi, situatë që ka rezultuar në krijimin e 12 vatrave të zjarrit këtë vit, që kanë prekur kryesisht komunën Ventura deri në Orange County, në Los Anxhelos. Zjarrfikësit arritën t’i shuajnë me shpejtësi disa nga zjarret në qarkun e Los Anxhelosit, përfshirë dhe një vatër zjarri që përfshiu të martën në mbrëmje Parkun Kombëtar.

Katër vatrat më të mëdha të zjarrit rreth qytetit të dytë më të madh të vendit (Los Anxhelos) kanë djegur më shumë se 163 kilometra katrorë, një sipërfaqe afërsisht tre herë më e madhe sesa lagjja Manhatan e Nju Jorkut. Aktualisht dy janë vatrat më të mëdha ajo në pjesën veriore të Los Anxhelosit në Altadena si dhe zjarri në lagjen Pacific Palisades.

Autoritetet kanë arritur të vënë nën kontroll 1/3 ose 33 për qind të zjarrit që vazhdon të digjet pranë Pasadenës, ndërsa zjarri më i madh, që ka prekur zonën pranë oqeanit Paqësor, ishte shumë më pak nën kontroll. Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve ka të ngjarë të rritet, sipas sherifit të Los Anxhelosit, Robert Luna. Të martën ai tha se 30 persona rezultonin të zhdukur. Disa persona, për të cilët më herët u tha se ishin zhdukur, janë gjetur tashmë. Autoritetet u kanë dhënë urdhër 90 mijë personave të largohen nga shtëpitë e tyre që ndodhen në zonat e rrezikshme. Shifra është rreth gjysma e atyre që ndikua nga urdhrat për evakuim javën që lamë pas.

Situata e krijuar nga zjarret është bërë shkak për ndërprerjen e sezonit të çmimeve në Hollivud. Shpallja e kandidatëve për çmimet prestigjioze Oscar është shtyrë dy herë dhe disa organizata kanë shtyrë shfaqjet dhe shpalljet e çmimeve, pa përcaktuar një datë tjetër./VOA

TË LIDHURA

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran
Bota

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim
Bota

Skadon traktati bërthamor, SHBA dhe Rusia nisin negociata për rinovim

17:53 | 05/02/2026
Ukraina dhe Rusia do të këmbejnë të burgosur të luftës
Bota

Ukraina dhe Rusia do të këmbejnë të burgosur të luftës

17:09 | 05/02/2026
Next Post
Edhe Gerti ka qenë pre e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë?

Edhe Gerti ka qenë pre e abuzimit seksual gjatë fëmijërisë?

Makina përfundon në kanal në aksin Korçë-Kolonjë, lëndohet drejtuesi i mjetit

Makina përfundon në kanal në aksin Korçë-Kolonjë, lëndohet drejtuesi i mjetit

Kontrolli i SPAK te Veliaj, reagon Këlliçi: Ky hajdut banal duhet bërë shembull për brezat që vijnë!

Kontrolli i SPAK te Veliaj, reagon Këlliçi: Ky hajdut banal duhet bërë shembull për brezat që vijnë!







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Serbia arreston një veteran të UÇK-së
Aktualitet

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

by mirseda
19:51 | 05/02/2026
0

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen...

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com