Të shtënat drejt fëmijëve që ishin ulur në stola gjatë një meshe në Minneapolis erdhën përmes dritareve. Autori qëlloi fëmijët dhe besimtarët që ishin brenda ndërtesës, që ishte edhe si shkollë katolike
Personi ishte i armatosur me një pushkë, pushkë gjahu dhe një pistoletë. Autoritetet besojnë se personi i armatosur qëlloi me “të tre” armët, duke lënë dy fëmijë të vdekur dhe plagosur të paktën edhe 17 persona të tjerë, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Fëmijët e moshës 6 deri në 14 vjeç po trajtohen për lëndime në një sistem kujdesi shëndetësor në zonën e Minneapolis. Nëntë nga 11 pacientët nga sulmi që po trajtohen në Hennepin Healthcare janë fëmijë të moshës nga 6 deri në 11 vjeç.
Autori i sulmit, tashmë i vdekur, i qëlluar nga policia pasi nuk u dorëzua, ishte rreth të 20-ve dhe nuk ka një të kaluar të gjerë kriminale të njohur. Policia është ende duke hetuar një motiv të mundshëm, pasi nuk ka një pistë të saktë përse e ndërmori këtë sulm me armë zjarri.