Më 3 gusht starton në Irlandë Kampionati i 36-të Europian i basketbollit, ku merr pjesë edhe ekipi kombëtar i Shqipërisë.
Skuadra shqiptare ka nisur stërvitjen në Vlorë, nën drejtimin e trajnerit Viron Toska dhe mësohet se do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në ditët e fundit të muajit korrik, para se të niset drejt Irlandës.
Stërvitja e ekipit kombëtar të Shqipërisë, deri në moshën 18 vjeç për basketboll për femra zhvillohet me dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite, ndërsa synimi mbetet një paraqitje sa më dinjitoze e skuadrës në këtë aktivitet mjaft të rëndësishëm.
Sipas trajnerit Toska, synimi kryesor mbetet që skuadra të avancojë më tej, ndërsa problem mbetet mungesa e tre lojtareve të cilat nuk janë lejuar për shkak të moshës.
Trajneri Viron Toska konfirmoi se Kampionati Europian në Irlandë zhvillohet për të tretin vit radhazi, me po kaq pjesëmarrje të ekipit kombëtar të Shqipërisë, ndërsa synimi mbetet rritja e cilësisë së lojës dhe të avancohet më tej në këtë aktivitet.