Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shqipëria bën debutimin historik në Botërorin e Minifutbollit, kuqezinjtë munden në ndeshjen e parë

2 vjet ago
in Sport
Shqipëria bën debutimin historik në Botërorin e Minifutbollit, kuqezinjtë munden në ndeshjen e parë

Kombëtarja shqiptare e Minifutbollit ka debutuar sot për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Botëror. Kuqezinjtë kanë luajtur sot përballë Sllovakisë, në një ndeshje ku janë mposhtur me shifrat 2-0.

Eksperienca në kompeticione të tilla bëri diferencën në këtë sfidë, pasi sllovakët goditën që në startin e sfidës dhe më pas administruan mirë momentet kyç të takimit përballë kuqezinjve, të cilëve nuk u mungoi dëshira për të kërkuar golin e barazimit.

Goli i shënuar në pjesën e dytë ishte ai që vulosi fatin e ndeshjes pasi ritmi i saj ra dhe vetëm në fund Shqipëria tentoi përsëri të shënonte një gol që të ndryshonte fatin e sfidës, por pa sukses.

Ndeshja e radhës e kuqezinjve është të dielën në orën 17:15 ndaj Francës, ndërsa ndeshja e fundit në grup është ajo ndaj Anglisë të martën po në orën 17:15.

SLLOVAKI-SHQIPËRI 2-0
7′ Juhas, 35′ Belish

NGJARJET KRYESORE

50’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Sllovakisë.

47’ Sllovakët bëjnë ndryshime të vazhdueshme të formacionit për të mbajtur lojtarët të freskët në minutat ku është shtuar trysnia e kuqezinjve.

44’ Përsëri Mersini tenton të gjuajë direkt në portë nga një top i kthyer nga mbrojtja, sfera këtë herë shkon ngadalë në duart e portierit.

44’ Mersini provon nga distanca, është përsëri portieri sllovak që i mohon golin kuqezinjve.

43’ Biba pason për A. Branicën në zonë por devijimi i këtij të fundi nuk gjen portën sllovake.

42’ Ademi nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, por gjen përgjigjen e portierit sllovak.

39’ Një dalje e mirë e Xhaferrit i mohon golin e radhës sllovakëve, që ishin në një kundërsulm në epërsi numerike.

35’ Mbrojtja kuqezi nuk është e vendosur mirë dhe Belish e ka të lehtë të mposhtë Xhaferrin duke i kaluar topin mes këmbëve. 2-0 për Sllovakinë.

33’ Blazej tenton nga një goditje dënimi, sfera shkon jashtë pas një devijimi.

31’ Jurkemik tenton nga gjysmëfusha me një gjuajtje të fortë që për fat përfundon jashtë.

29’ Janë sllovakët të cilët në këto minuta po kontrollojnë lojën duke synuar të dyfishojnë shifrat.

26’ Nga goditja e këndit vjen një tjetër gjuajtje drejt portës kuqezi që ndalet nga Xhaferri.

26’ Pjesa e dytë nis me një rrezik nga ana e miqve të cilët i afrohen zonës, por K. Branica devijon sferën në këndore.

25’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Sllovakisë 1-0.

25’ Mersini merr topin pranë zonës kundërshtare dhe gjuan, por sfera ndalet në duart e portierit.

24’ Antol lëshon në gjuajtje të fortë nga larg, topi ndalet nga shtylla e portës së Xhaferrit dhe përfundon jashtë.

20’ Kuqezinjtë shfaqen më rrezikshëm me Branicën e Hajdarin, por asnjë prej tyre nuk ia del të çajë bllokadën e mbrojtjes sllovake.

17’ K. Branica provon nga distanca në pozicion ballor, sfera përfundon në duart e portierit sllovak.

15’ Provon edhe Blazej nga jashtë, sfera kalon mbi traversën e portës së Shqipërisë.

14’ Belis nga jashtë zonës gjuan fort, për Xhaferri përsëri është i pakalueshëm.

11’ K. Branica shfaqet nga e djathta dhe gjuan, pro gjen vetëm rrjetën e jashtme të katërkëndorit të sllovakëve.

10’ Një tjetër gjuajtje nga e majta sjell reagimin e Xhaferrit i cili devijon sferën dhe shpëton portën nga goli i dytë.

7’ Një gjuajtje e fortë sjell reagimin e Xhaferrit por vjen pastaj një futbollist i sllovakëve që kthen sferën në rrjetë. 1-0 për sllovakët.

5′ Goditje qendrore e sllovakëve, Xhaferri pret në pozicon.

4’ Një mundësi e mirë për Shqipërinë me një pasim për Ademin në të djathtë, por topi shkon në anësore.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra.

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përplas një këmbësor, i lënduari transportohet me urgjencë në spital

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, drejtuesi i mjetit përplas një këmbësor, i lënduari transportohet me urgjencë në spital

Babai e braktis në Itali për “një jetë më të mirë” pasi nuk kishin para, adoleshenti shqiptar kërkon ndihmë në polici nëpërmjet google translate

Babai e braktis në Itali për “një jetë më të mirë” pasi nuk kishin para, adoleshenti shqiptar kërkon ndihmë në polici nëpërmjet google translate

Grabisnin paratë e besimtarëve në teqetë e zonës, merret vendimi për dy personat

Grabisnin paratë e besimtarëve në teqetë e zonës, merret vendimi për dy personat







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

by mirseda
18:37 | 12/02/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më...

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com