Sporti belg në zi për shkak të vdekjes së papritur të ish-sulmuesit belg, Cedric Roussel, i cili numëron 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Belgjikës.
Bomberi i Cinventry dhe Wolves ka luajtur në pjesën më të madhe të karrierës me fanellën e Mons në Belgjikë ku në vitin 2003 u shpall golashënuesi më i mirë i Jupiler League me 22 realizime.
Mjekët bëjnë me dije se ai mbërriti i pajetë në spital dhe shkak për vdekjen e 45-vjeçarit është bërë ataku kardiak edhe pse ai nuk ka vuajtur nga problemet me zemrën.
Kombëtarja e Belgjikës dhe klubi i Conventry City kanë shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve për vdekjen e ish-sulmuesit të tyre në vitet 2000.