Numri i viktimave ka arritur në 45 nga aksidenti i ndodhur në Andaluzi në Spanjë. Autoritetet kanë gjetur edhe dy viktima gjatë hetimeve.
Viktimat u gjetën në një vagon treni Renfe, i cili ishte përmbysur pasi është goditur godit nga një tren tjetër privat që vinte nga drejtimi i kundërt.
Komisioni i ekspertëve ka kërkuar gjithashtu informacion nga Adif, autoriteti përgjegjës për infrastrukturën hekurudhore në Spanjë, lidhur me regjistrat e qarkullimit në zonën e Antamuth për dy ditët para aksidentit, si dhe do të kryejë kontrolle të rrotave të trenave të tjerë që kanë kaluar më parë nga i njëjti segment hekurudhor, bëri të ditur ministri.















