Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili denoncon atë se çfarë gjetën në shëndetësi, kur erdhën në pushtet kryeministri Edi Rama dhe “vandalët” e tij!
REAGIMI I PETRIT VASILIT
Edi Rama në gulçimat histerike të tij si nje papagall politik thote: “Bo bo si e gjetëm”.
Meqenese shendetesia debilitetet politike te Rames nuk i pranon, ja po i tregojmë vetem një pjesë të atyre qe gjeti por mjerisht vetem i shkaterroi qe te gjitha.
Ja çfare gjeti Rama në shendetesi:
1.U arrit Vdekshmeria foshnjore dhe amtare nje shifrore dhe u certifikua nga OBSH ne Tirane ne qershor te vitit 2012 nga Drejtorja e OBSH Suzane Jakab
2.U perballua Pandemia e Gripit te Derrit HIN1dhe u promovua si histori e vecante suksesi ne rajon dhe me gjere nga OBSH, per numrin me te ulet te vdekjeve.
3.U arriten nivelet absolutisht shume te larta te vaksinimit 99% ndaj Shqiperia si vend lider u promovua nga princesha Matilde e Belgjikes dhe OBSH.
4.Shnderrimi rrenjesor teknologjive te avancuara mjeksore dhe u pais md skaner ne cdo Qark i vendit nga jugu ne veri, plus Lushnja dhe Saranda brenda vitit 2012.
5.u instalua sistemi i referimit per here te pare dhe me sukses te plote qe i jepte fund kaosit ne QSU, radheve te gjata dhe sorollatjet e mijra pacienteve nga te gjitha anet e vendit.
6.Ligji baze i sistemit mikst sipas modelit gjerman, qe hyri ne fuqi 2012, ligj qe eshte dhe sot ne fuqi me formulen buxhet shteti plus sigurime shendetesore.
7.Dhurimi i gjakut Shqiperia histori suksesi sipas vete OBSH ku u permbys situata e meparshme duke dhene prioritet absolut dhurimit vullnetar.
8.Digitalizimi i shendetesise nje projekt me qeverine e Austrise me vlere 14 milion euro tenderimi i te cilit perfundoi ne 2012 dhe u pengua nga rilindja.
9.U ngriten Spitali modern i urgjences ne QSU me dy katet shtese per kirurgjine, reparti i djegje plastikës, neurokirurgjia,spitali obstetrik gjinekologjik i ri ne Elbasan, hoteleria e spitalit te Shkodres, projekti i spitalit te neurologjise, qendra e re kundra droges ne QSU.
10.U ngrit telemedicina, qe filloi aplikimin me rastin e permbytjeve te vitit 2010.
11.Sistemi i reformes ne shendetesi u referua nga OBSH si histori suksesi edhe ne viziten e 2012 te Drejtores se Obsh per Europen Suzan Jakab.
12.U ngrit hemodializa pediatrike per here te pare ne historine e vendit tone.
13.U kryen per here te pare interventet per implantin koklear te femijet te mbeshtetura nga qeveria shqiptare.
14.U kryen per here re pare transplanti i veshkes ne QSU.
15.U realizua blerja per here te pare e akseleratoreve linear ne Shqiperi, qe ne vitin 2012.
16.U realizua e para strategji dhjetvjecare per kontrollin e semundjeve onkologjike.
17.U realizuan protokolli dhe udherrefyesi per kontrollin e semundjeve spitalore dhe u ngrit sektori perkates ne QSU.
18.U ngrit laboratori virologjik ne ISHP mestandart europian teper te larte, i certifikuar nga OBSH, qe vuri ne kontroll situaten per Pandemine e gripit te derrit H1N1, laborator, qe u perdor dhe per pandemine e covid 19 duke bere qe Shqiperia te mos ishte e varur nga laboratoret e huaj
U ngrit reanimacionin e Infektivit, qe u perdor intensivisht edhe gjate pandemise se Covid 1
19.U pais per here te pare QSU me Gama Camera per kancerin e tiroides ne bashkepunim me Agjencine e Energjise Atomike ne Viene.
20.U be hartimi i protokolleve dhe udherrefyesve klinike qe u miratuan.
21.Ngritja e institucionit te akreditimit te strukturave mjeksore.
22.U hodhen themelet e Edukimit ne vazhdim dhe u ngrit Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim dhe sistemi i krediteve ne sistemin shendetesor.
23.Aksesi me i shpejte per sherbim shendetsor Shqiperia ne vitin 2012 renditej nder kater vendet e para Europe
24.Ne vitin 2013 u arrit thuajse zero kontrabanda e ilaçeve.
25.Ne tregun e barnave kishte mbi 4200 alternativa nga me pak se 1700 sot, si edhe ishin prezent te gjitha kompanite me prestigjoze te barnave cilesore, te cilat u larguan me ardhjen e Rames dhe shkaterrimit te ligjit te barnave.
26.Decentralizimi i sherbimit shendetesor filloi decentralizimin duke hequr te gjitha procefurat e prokurimit te barnave nga Ministria e Shendetesisr dhe duke jua dhene te gjitha barnat per ti prokuruar vete spitaleve te vendit.
27.Decentralizimi u shtri edhe ne qendrat shendetesore te Kujdesit Paresor, te cilat funksionin me llogari më vete.
28.Emerimet e personelit ne kujdesin paresor u decentralizuan ne rrethe ku drejtuesit e shendetesise dhe drejtuesit e pushtetit lokal vendosnin bashkarisht, pavaresisht forces politike qe zoteronte bashkine apo komunen, ndersa rilindja e asgjesoi edhe kete.
PERFUNDIM:
Koncesionet hajdute, korrupsioni pandemik, klientelat dhe monopolet politike shkaterruan dhe plackiten shendetesine në cdo sektor te saj.
Asnje nga arritjet dhe treguesit pozitive nuk u ruajt perkundrazi u shkaterruan qe te gjithe, ku pasojat katastrofike u provuan gjate pandemise se Covid 19 ku shqiptaret paguan qindra milion euro nga xhepi sepse shteti i braktisi dhe u humben mijra e mijra jete njerezish.
P.S Ne Video eshte deklaraten publike e Drejtores Suzane Jakab, e cila konfirmonte ne qershor te 2012 vdekshmerine foshnjore dhe amtare një shifrore, arritjen më madhore te shendetesise ne dhjetra dekada