Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

4 muaj ago
in Bota
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive hapësinore.

“Ato janë bërë themel i industrisë moderne dhe i transformimit digjital dhe hapin hapësirë për zgjidhje që kanë rëndësi afatgjatë shoqërore dhe ekonomike”, tha Glamoqiç në Beograd, në seminarin e parë kinezo-serb kushtuar teknologjive hapësinore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, zbatimi i tyre në industri dhe bujqësi mund të përmirësojë sigurinë ushqimore, do të kontribuojë në përdorimin racional të burimeve dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Ministria njoftoi se në këtë takim në Beograd u mbajt ceremonia e hapjes së Qendrës së Përbashkët të Inovacionit për teknologjitë ajrore dhe hapësinore kinezo-serbe.

“Vëzhgimi satelitor, bujqësia precize, sistemet e avancuara për parashikimin e rreziqeve klimatike dhe platformat digjitale për mbështetjen e prodhuesve do ta avancojnë prodhimin bujqësor vendor”, tha Glamoçiç.

Ai shtoi se Serbia disponon kuadro cilësore profesionale, institucione kërkimore dhe bazë bujqësore, ndërsa Kina ka zgjidhje teknologjike të avancuara dhe përvojë në zbatim.

Në këtë takim marrin pjesë ekspertë të Institutit Politeknik të Harbinit nga Çongqingi në Kinë, i cili merret me kërkime në fushën e teknologjive hapësinore.

Vizita e Ministrisë kineze të Sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 17 dhjetor se në vizitë në Beograd ndodhet një delegacion i Qendrës Mediatike të Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, me qëllim, siç thuhet, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në komunikimin me publikun.

“Sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë komunikim të shpejtë dhe efikas me publikun”, deklaroi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç.

Po ashtu thuhet se në takim u vlerësua se bisedimet për marrëdhëniet me publikun mes ministrive të Serbisë dhe Kinës përbëjnë nxitje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet MPB-së së Serbisë dhe Ministrisë kineze.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga viti 2012, por njëkohësisht, që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Aleksandar Vuçiçit po atë vit, ka zhvilluar bashkëpunim të fortë me Kinën.

Për këtë arsye, Brukseli e ka paralajmëruar disa herë Serbinë se duhet ta harmonizojë politikën e jashtme me atë evropiane.

Serbia dhe Kina kanë marrëveshje për bashkëpunim strategjik dhe tregti të lirë. Gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, në Beograd në maj 2024, Beogradi dhe Pekini nënshkruan 28 marrëveshje dypalëshe, ndër to edhe marrëveshjen për ekstradim dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mediave.

Kina, pas BE-së, me 698 milionë euro, është investitorja e dytë më e madhe në ekonominë serbe, sipas të dhënat e Bankës Popullore të Serbisë për vitin 2024. Kompanitë kineze janë pronare të Hekurudhës në Smederevë dhe të ish-Kombinatit Miniero-Metalurgjik Bor në lindje të Serbisë. Në rritje është edhe shkëmbimi tregtar, i cili në dhjetë muajt e parë të vitit 2024 arriti në 5.7 miliardë euro. Eksporti i mallrave nga Serbia në Kinë është tri herë më i vogël.

Serbia, e cila zyrtarisht është ushtarakisht neutrale, dhe Kina kanë bashkëpunim të theksuar ushtarak.

Dronët kinezë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore (MKA/PVO) përdoren nga Ushtria e Serbisë. Të dhënat doganore për vitin 2024 dhe gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se industria vendore serbe e mbrojtjes ka importuar nga Kina mallra në vlerë rreth 240 milionë euro. Serbia është vendi i parë evropian që ka blerë sistemet kineze të MKA-së FK-3 dhe HQ-17, si dhe dronët CH-92 dhe CH-95.

Në një debat për Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, më 3 dhjetor, u vlerësua se Kina po kontribuon në destabilizimin e vendeve të rajonit. Republikani Keith Self tha se Kina po e përdor ndikimin e saj “duke dërguar armë në Serbi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë dekadës së fundit ka vizituar Pekinin disa herë. Pesë ditë më parë ai njoftoi se po përgatitet një vizitë e re e tij në Kinë.

“Kam qenë shumë herë atje, por ato ishin vizita pune. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha ai.

Më herët, më 4 shtator, me ftesë të presidentit kinez, Vuçiç mori pjesë në Pekin në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore./REL

TË LIDHURA

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim
Bota

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë
Bota

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
Next Post
EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com