Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia sulmon sërish Kievin, teksa raportohet për bisedime shtesë për paqe

8 orë ago
in Bota
Rusia sulmon sërish Kievin, teksa raportohet për bisedime shtesë për paqe

Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën gjashtë persona, teksa zyrtarët amerikanë raportohet të jenë në Abu Dabi në takime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas, në përpjekje e sipër për të arritur një marrëveshje, bazuar në propozimin amerikan për paqe.

Propozimi fillestar është kritikuar nga Ukraina dhe Perëndimi, duke u përshkruar si tejet i favorshëm për Moskën.
Sulmet e 25 nëntorit, si pasojë e të cilave është raportuar edhe për 13 të plagosur, janë më të fundit të Moskës në qytete e qyteza banimi – sinjal që pavarësisht rikthimit të përpjekjeve për të arritur armëpushim apo marrëveshje për paqe, Moska beson se është në epërsi.

Punëtorë ukrainas të emergjencave kanë luftuar me zjarret në disa rajone në kryeqytetin ukrainas, teksa kanë bërë përpjekje për t’i shpëtuar njerëzit, apo për t’i identifikuar kufomat, pas sulmeve të nisura në orët e hershme të mëngjesit.

Ukrainasit e dërmuar veçse po përballen me dimër të vështirë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturën e energjisë.

Ndërkohë në fushëbetejë, forcat ukrainase po përpiqen t’i zmbrapsin forcat ushtarake ruse nga kapja e qyteteve të rëndësishme lindore, përfshirë Pokrovskun, Kostjantinivkën dhe Kupjanskun.

Javën e kaluar, ukrainasit dhe aleatët e tyre evropianë janë familjarizuar me një plan amerikan për paqe, prej 28 pikash në të cilin janë përfshirë shumë kërkesa për të cilat Rusia ka insistuar prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022.

Plani i është prezantuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe këshilltarëve të tij në Kiev nga Sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll.

Zyrtarët ukrainas, më pas, kanë udhëtuar në fundjavë në Gjenevë për t’u takuar me përfaqësues amerikanë, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim të diskutimit të planit, në mënyrë që të kërkohen më pak koncesione nga Ukraina, dhe që situata të mos rezultojë në atë që Kievi e ka parë si pothuajse kapitullim.

Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar më 23 nëntor, Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Zelenskyt kanë thënë se bisedimet në qytetin zviceran kanë rezultuar me “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës dhe që dokumenti është përditësuar, ashtu që të përcaktojë ruajtjen e plotë të sovranitetit të Ukrainës dhe arritjen e paqes.

“Deri më tani, pas Gjenevës, janë më pak pika jo më 28 sosh – dhe shumë elementë janë marrë parasysh në këtë kornizë”, ka thënë Zelensky në rrjetet sociale më 24 nëntor. Ai ka thënë se çështjet më të ndjeshme do t’i diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Më 25 nëntor, zyrtarë ukrainas kanë udhëtuar në Abu Dabi për më shumë bisedime me Sekretarin Driscoll dhe zyrtarë tjerë amerikanë, kanë raportuar mediat CBS News dhe Financial Times.

Disa media tjera perëndimore kanë raportuar se Driscoll do të takohet edhe me zyrtarë rusë në Abu Dabi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 25 nëntor se “nuk ka asgjë për të thënë” rreth raportimeve për takime, por që Rusia beson se propozimi amerikan “mund të shndërrohet në bazë të mirë për negociata”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

TË LIDHURA

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq
Bota

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

20:21 | 25/11/2025
Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës
Bota

Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

18:49 | 25/11/2025
Paralajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend anëtar të NATO-s
Bota

Paralajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend anëtar të NATO-s

18:26 | 25/11/2025
Next Post
OKB: Qindra palestinezë u vr*në pranë pikave të ndarjes së ushqimit të GHF

OKB: Qindra palestinezë u vr*në pranë pikave të ndarjes së ushqimit të GHF

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

Spiropali pret  homologen austriake: Viena ofron mbështetje parimore për integrimin europian

Spiropali pret homologen austriake: Viena ofron mbështetje parimore për integrimin europian







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit
Aktualitet

UKT: Kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit

by mirseda
21:04 | 25/11/2025
0

Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës...

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

20:38 | 25/11/2025
Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

20:21 | 25/11/2025
Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

19:43 | 25/11/2025
Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com