Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën, Moska: Me Kurtin shqiptarizimi u bë kërcënues

8 muaj ago
in Bota
Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën, Moska: Me Kurtin shqiptarizimi u bë kërcënues

Një javë më parë Aleksandër Vuçiç në një fjalim të jashtëzakonshëm shpalli një plan me 7 pika për Kosovën, ku e klasifikoi si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe kërkoi krijimin e një prokurorie special.

Ky plan i Vuçiç ka marrë këtë të premte mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova që tha se nisma e Beogradit për zgjidhjen e situatës në Kosovë është hapi i vetëm i mundshëm që duhet ndjekur.

“Iniciativa e presidentit Vuçiç sugjeron se ky është hapi i vetëm i mundshëm që Beogradi sheh tani. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zakharova në një konferencë në margjinat e Forumit të Grave Euroaziatike, siç citon A2.

Për Moskën vetëm vendosja e status quo-së, duke u kthyer në thelbin e Marrëveshjeve të Brukselit, mund të ofrojë bazë për dialog të mëtejshëm të frytshëm. Zakharova insiston se duhet të shfuqizohen vendimet e qeverisë së Prishtinës, të cilat i cilëson si të njëanshme dhe të kundërligjshme, raporton A2.

Këtu ajo përfshin mbylljen e administratave serbe, bankave, postave, zëvendësimin e serbëve me shqiptarë në organet e vetëqeverisjes lokale dhe ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Parakushti kryesor për normalizimin është që shqiptarët e Kosovës t’i përmbushin obligimet e tyre në përputhje me dokumentet që i kanë nënshkruar, para së gjithash për formimin e Unionit të Komunave Serbe në Kosovë”, tha më tej Zaharova.

Sipas saj, Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Duke qenë se SHBA-të nuk janë në gjendje të luajnë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm, duke siguruar përmbushjen e marrëveshjeve kryesore nga Brukseli, ato ashtu siç e krijuan atë kuazi komunitet, po i nënshtrohen atij, duke mos lënë asnjë shans për një përfundim të drejtë të situatës. E gjithë kjo është në dëm të paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Zakharova.

Duke e konsideruar Kosovën si “territor origjinal serb”, Zakharova akuzon NATO-n dhe Perëndimin se për 25 vite u bënë sponsorët e projektit të Kosovës dhe punuan për legalizimin e kapjes së atij territori. Sipas saj ky proces kulmoi me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, për të cilin zëdhënësja e Kremlinit pretendon se ka bërë që “shqiptarizimi të marrë përmasa kërcënuese”.

“Serbët po dëbohen nga territori i krahinës, duke u përpjekur të fshijnë gjurmët e trashëgimisë së tyre historike shekullore. Nuk do të flas as për korrupsion dhe krime në territorin e Kosovës. Vetëm kur ka shtet, institucionet mund ta menaxhojnë atë, të vendosin rendin dhe ligjin. Por ky është një kuazi shtet, e kanë formuar me mashtrim, kështu që sot ekziston me mashtrim”, theksoi Zakharova

TË LIDHURA

Tha se nuk blen kurrë, por e merr falas, jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë
Bota

Tha se nuk blen kurrë, por e merr falas, jep dorëheqjen ministri japonez i Bujqësisë

14:23 | 21/05/2025
Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League
Bota

Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

12:19 | 21/05/2025
Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie
Bota

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

11:57 | 21/05/2025
Next Post
Tentoi të grabiste banesën e futbollistit të njohur, shqiptari e pëson keq nga autoritetet italiane

Tentoi të grabiste banesën e futbollistit të njohur, shqiptari e pëson keq nga autoritetet italiane

Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 500 emigrantë nga autoritetet spanjolle

Rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen 500 emigrantë nga autoritetet spanjolle

“Lufta me flakët”, Portugalia shpall ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore

“Lufta me flakët”, Portugalia shpall ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024
Showbizz

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

by mirseda
14:43 | 21/05/2025
0

Suksesi për Dua Lipën nuk ka të ndalur! Këngëtarja me origjinë shqiptare është shpallur më e kilikuara...

RMV pritet të nënshkruajë marrëveshje partneriteti strategjik me Britaninë

RMV pritet të nënshkruajë marrëveshje partneriteti strategjik me Britaninë

14:40 | 21/05/2025
Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

Qeveria miratoi vendimin 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

14:34 | 21/05/2025
Guardiola kërcënon me largim nga City!

Guardiola kërcënon me largim nga City!

14:31 | 21/05/2025
BE, “detyra të reja” për Shqipërinë!

BE, “detyra të reja” për Shqipërinë!

14:28 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com