Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

1 muaj ago
in Bota
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe tha se Moska do të hakmerret si dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të saj të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se Kievi ka shënjestruar rezidencën në rajonin e Novgorodit, në veriperëndim të Moskës.

Ai theksoi se Rusia po përpiqet të minojë bisedimet SHBA-Ukrainë për luftën dhe po “përgatit terrenin për të kryer sulme, me shumë gjasë ndaj kryeqytetit [ukrainas] dhe ndërtesave qeveritare”.

I pyetur për pretendimet e Moskës, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se për to kishte mësuar nga vetë Putini dhe se kjo e kishte “zemëruar shumë”.

“Është një kohë shumë delikate”, u tha Trump gazetarëve, duke iu referuar bisedimeve për paqen në Ukrainë, teksa më 29 dhjetor u takua kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në rezidencën e tij private në Mar-a-Lago, në Floridë.

Trump theksoi se kishte refuzuar t’i jepte Ukrainës raketat Tomahawk që Kievi i kishte kërkuar për të goditur objektiva ushtarake ruse dhe për të paralizuar kapacitetin e forcave të armatosura ruse për sulme tokësore dhe ajrore.

“Është një gjë të jesh ofensivë, sepse ato janë ofensivë. Është tjetër gjë të sulmosh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për të bërë diçka të tillë”, shtoi Trump.

Ky pretendim i Rusisë erdhi një ditë pasi Zelensky dhe presidenti amerikan, Donald Trump, thanë se kishte përparim në takimin e tyre në Floridë, duke theksuar se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare është “më afërt se kurrë”.

Moska ka sinjalizuar se nuk është e gatshme të bëjë lëshime të mëdha.

Përmes një deklarate të publikuar në Telegram më 29 dhjetor, Lavrov pretendoi se Ukraina përdori 91 dronë në atë që ai e quajti “sulm terrorist”, por shtoi se të gjithë u rrëzuan dhe nuk ka pasur raportime për dëme.

Lavrov tha se Rusia do të përgjigjet për këtë sulm dhe ka përzgjedhur “caqet dhe kohën” për sulmet hakmarrëse.

Ai tha se, meqë Qeveria e Ukrainës, të cilën e quajti “regjim kriminal i Kievit”, i është kthyer “një politike të terrorizmit shtetëror” dhe se “pozicioni negociues” i Rusisë do të rishqyrtohet, duke mos dhënë detaje të tjera.

Zyrtarët rusë kanë përdorur edhe më herët gjuhë të ngjashme për të përshkruar Qeverinë ukrainase, dhe Putini ka pohuar vazhdimisht se Zelensky nuk është një udhëheqës legjitim sepse në Ukrainë nuk janë mbajtur zgjedhjet që ishin paraparë më 2024.

Zgjedhjet në Ukrainë janë të ndaluara gjatë kohës së gjendjes së luftës, që është në fuqi që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Lavrov nuk e përmendi emrin e rezidencës, por vendndodhja në rajonin e Novgorodit sugjeronte se bëhet fjalë për një kompleks të mbrojtur në Valdai, një qytezë buzë liqenit, dhe për shkak të pyjeve përreth, Putin e ka favorizuar këtë rezidencë sesa rezidencat e tjera shtetërore që nga nisja e luftës, sipas një hulumtimi të kryer më herët gjatë këtij viti nga Systema, hetuese ruse e Radios Evropa e Lirë.

Përmes një deklarate, Zelensky e quajti pretendimin e Lavrovit “një tjetër gënjeshtër të Federatës Ruse”, duke shtuar se “është e qartë se për [Rusinë], nëse nuk ka skandal mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara dhe në vend të kësaj ka përparim, kjo është një dështim për ta. Sepse ata nuk duan që kjo luftë të përfundojë. Ata mund të detyrohen ta përfundojnë vetëm përmes presionit”.

Disa orë para pretendimit të Lavrovit, Zelensky tha se SHBA-ja i ka ofruar vendit të tij garanci “të forta” sigurie për 15 vjet, si pjesë e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Rusinë./ REL

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com