Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rruga në të cilën rrallë shkelet

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh  

Bardhi Quku, kryeredaktor i Tirana Today/Prej kohësh kemi hyrë në epokën e Gazetarisë 2.0 dhe 3.0, të asaj që zhvillohet respektivisht në ueb dhe në rrjetet sociale.

Si kurrë ndonjëherë më parë, ai që shkruan, në këtë rast gazetari, po i trembet kontrollit të atij që e lexon.

Për këtë arsye, kur sheh rritjen e këtij kontrolli dhe kur qytetari është bërë pjesë integrale e informacionit, deontologjia e vetë profesionit të Gazetarisë, rrjedhimisht të kërkon të rrisësh nivelin e përgjegjësisë.

Sot jemi dëshimtarë se si transmetimi profesional i informacionit dhe ngjarjeve në median online është tkurrur në një titull tërheqës marketingu për të shitur produktin, që në fakt është vetëm formë pa asnjë përmbajtje.

Tirana Today kërkon t’i ikë këtij tundimi, që ndoshta është fitimprurës në fillim, por rrënues në një periudhë afatgjatë, që ndoshta është interesante për disa njerëz, por aspak në interes të opinionit publik.

Është e kuptueshme që të njohësh të vërtetën në epokën e mbingarkesës së informacionit mbetet një nga sfidat më të mëdha për cilëndo media. Të dalësh mbi zhurmën që prodhon retorika politike, mbi lajmet e rreme, të tejkalosh fiksimin e shitjes së lajmit të fundit, pa e konfirmuar më parë atë, është rruga që shumë pak media e shkelin.

Tirana Today kërkon të shkelë në këtë rrugë.

Tirana Today do të jetë zëri i atyre që nuk dëgjohen dhe kritik me cilëndo ngjyrë të pushtetit.

Përveç informacionit politik, ekonomik, social dhe sportiv, si pjesë bazike e çdo medie, Tirana Today, do të jetë një hapësirë e analizave, opinionit dhe transmetimit të mendimit të lirë e të vërtetë, duke i rezistuar formave të ndryshme të censurës.

Pavarësisht se bart emrin Tirana Today, informacioni nuk do të jetë i përqendruar vetëm mbi atë që ndodh në kryeqendrën e Shqipërisë, por do t’i kushtojë rëndësi edhe ngjarjeve politike, ekonomike dhe sociale në trevat shqiptare dhe atyre me ndikim global.

Për t’ju informuar mbi të gjitha këto çështje, ftesa jonë vjen në mënyrë të natyrshme për cilindo prej jush: Lexo, bëj diferencën!

Nuk është një thirrje moraliste në formën e urdhëresës për të lexuar. Por, një ftesë e sinqertë e atij që shkruan për atë që e lexon.

Ju do të jeni gjykuesit më të rreptë të informacionit që transmetojmë, mbi të cilin do të bëni edhe diferencën.

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta
Aktualitet

“Trafiku i drogës, 16 grupe kriminale” — Dumani: Pastrimi i parave në nivele të larta

17:09 | 14/10/2025
Next Post
Mbi 300 aplikime për financimin e ideve të reja

Mbi 300 aplikime për financimin e ideve të reja

CR7: Si ma dha Fergusoni numrin 7

CR7: Si ma dha Fergusoni numrin 7

Nis rrugëtimin në tregun e mediave online, Tirana Today

Nis rrugëtimin në tregun e mediave online, Tirana Today







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com