Roma vazhdon ecurinë pozitive në Serie A duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me raste të mira për gol nga të dyja skuadrat, ishte Dovbyk që në minutën e 45+5’ gjeti rrjetën dhe zhbllokoi sfidën në favor të verdhekuqve.
Në pjesën e dytë, Fiorentina kërkoi me ngulm golin e barazimit, por u përball me një mbrojtje të pathyeshme dhe një portier të jashtëzakonshëm si Svilar, i cili priti gjithçka, përfshirë edhe një goditje të fortë nga Kean.
Fitorja i jep Romës tri pikë të arta dhe shënon ndeshjen e 19-të radhazi pa humbje në kampionat për skuadrën e Claudio Ranierit, që vijon garën për një vend në Europë.