Super Bayeri shkatërroi Dormundin dhe për këtë fitore ka folur hollandezi, Arjen Robben, i cili i gëzohet fitores kundër Borussia Dortmund. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka folur në lidhje me takimin kundër verdhezinjve. Sipas Robben, Bayerni tregoi superioritet ndaj kundërshtarit, që nga minuta e parë e takimit e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
“Jemi duke kaluar një moment shumë të mirë dhe këtë gjë e vërtetuam edhe kundër Dortmundit. Kur përballë ke një kundërshtarë të tillë dhe bën një performancë të mirë, merr një kënaqësi të madhe. Arritëm të merrnim tre pikë shumë të rëndësishme që na e rrisin akoma edhe më shumë besimin.”
Ai më tej deklaroi se ndeshja ishte e përgatitur në detaje nga ekipi dhe trajneri gjatë seancave stërvitore…
“Treguam kujdes të madh ndaj kundërshtarit, duke mos i lejuar shumë hapsira, pasi nuk dëshironin ndonjë suprizë të pa këndëshme si ajo ndaj Hoffenheim. Çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë për ne.” – përfundoi ai.
Bayern arrin këtë fitore, e cila më shumë se një 3-pikësh shihet si një pozitivitet në ndeshjen e së mërkurës kundër Realit të Madridit për Ligën e Kampionëve.