Tekniku i kombëtares së Ukrainës, nuk e fsheh zhgënjimin në përfundim të takimit, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 0-3, përballë Rumanisë.
“U munduam të kontrollonim topin, por vuajtëm të krijonim raste.Askush nuk e priste këtë rezultat. Duhet të mblidhemi e ta flasim me një tjetrin. Rumania është një skuadër e mirë, ata luajnë një futboll cilësor”, theksoi ndër të tjera Rebrov.