Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama i “lutet” LSI-së për vazhdimin e koalicionit

8 vjet ago
in Kryesore
Rama i “lutet” LSI-së për vazhdimin e koalicionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot nga  asambleja e PS-së e ka ftuar publikisht LSI-në për të hyrë bashkë në zgjedhjet parlamentare te 18-qershorit. Sipas Kryeministrit Rama, kjo marrëveshje me LSI-në është e domosdoshme dhe i shërben vendit.

Duke folur para anëtarëve të këtij forumi, ai tha, megjithatë, se sulmet e disa eksponentëve të LSI-së për disa reforma, si: ajo e Arsimit të Lartë, janë si kofini para të vjelit të fushatës elektorale.

“Partneritetin me LSI ka ndër ne që e përjetojnë si të ezauruar, ka të tjerë që e përjetojnë si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet. Herë janë të drejta dhe herë jo, herë janë të justifikuar dhe herë jo. Herë janë të ekzagjeruara dhe herë të sajuara. Jashtë nesh i bien më shkurt, e quajnë një marrëveshje për pushtet. Sa për mua, cilësia e këtij partneriteti nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në bashkëqeverisjen e sotme, as në helmin që hedhin hera- herës aleatët tanë të vegjël, matet me sa shumë progres tregojnë faktet dhe shifrat e çdo sektori”, tha Rama.

Sipas tij, “matet me faktin kuptimplotë që nga fillimi i kësaj historie bashkëqeverisje, janë 210 mijë njerëz më shumë në punë në sektorin jo bujqësor dhe nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament. Matet me të vërtetën se sot, falë reformës së arsimit të lartë, që e miratuam së bashku, jemi 3 vjet dritë larg kohës kur arsimi i lartë ishte një shkretëtirë. Nuk matet me sulmet e disa njerëzve të LSI-së ndaj reformës si kofini para të vjelave të fushatës elektorale. Nuk ka asnjë diskutim vlera dhe strategjia e partneritetit me LSI-në”.

Rama shtoi se “bashkë me peshën më të madhe të përgjegjësisë për fatet e vendit, për vetë fazën ku janë reformat dhe për vetë fazën ku ndodhet procesi i të bërit shtet s’do ishte më e mira që partneriteti ynë qeverisës të ndërpritej, pavarësisht se ne do shkojmë në këto zgjedhje për të marrë çdo votë të mundshme për PS. I takon palës tjetër, LSI-së, të vendosë në ditët në vijim pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme, ndërkohë, ne po diskutojmë me aletatët e tjerë, ndërkohë që s’do diskutojmë thellësinë e mëtejshme të reformave se këto reforma mund t’i bëjë vetëm PS, se Shqipërinë mund ta bëjë shtet vetëm PS. Çdo aleat duhet të jetë krenar dhe i nderuar që të jetë me ne në këtë betejë për të bërë shtet, jashtë kësaj rruge për të bërë shtet nuk ka nder, nuk ka krenari për asnjë parti. Nderi dhe krenaria janë këtu në këtë rrugë nën udhëheqjen e PS”- përfundoi Rama. 

TË LIDHURA

E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy
Aktualitet

E kapi duke vjedhur, pronari dhunon hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

18:19 | 08/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025
Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Next Post
Kokëdhima letër Asamblesë Socialiste: Mos u përdorni nga Rama për “prerje kokash”

Kokëdhima letër Asamblesë Socialiste: Mos u përdorni nga Rama për “prerje kokash”

Drejtori ekzekutiv i AIDA-s: Investimet e huaja arritën nivel rekord në vitin 2016

Drejtori ekzekutiv i AIDA-s: Investimet e huaja arritën nivel rekord në vitin 2016

Ku shtrihej Arbëria dhe koncepti i Epirit

Ku shtrihej Arbëria dhe koncepti i Epirit

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

“Putin po përgatitet për përballje me NATO-n”, alarmi i inteligjencës ukrainase
Bota

“Putin po përgatitet për përballje me NATO-n”, alarmi i inteligjencës ukrainase

by mirseda
20:39 | 08/09/2025
0

Zëvendësdrejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Vadym Skibitsky, komentoi mbi prodhimin rus të armëve. Me anë...

Angli/ Alarm për substanca të rrezikshme në Aeroportin Heathrow, evakuohet një terminal

Angli/ Alarm për substanca të rrezikshme në Aeroportin Heathrow, evakuohet një terminal

20:32 | 08/09/2025
Masakra në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vdekje, emergjencë kombëtare

Masakra në Shkodër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, Ekrem Spahiu: Rivendosja e dënimit me vdekje, emergjencë kombëtare

20:13 | 08/09/2025
Meksikë/ Treni merr përpara autobusin dykatësh, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

Meksikë/ Treni merr përpara autobusin dykatësh, 8 të vdekur dhe 45 të plagosur

19:51 | 08/09/2025
Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

Rrëzohet qeveria franceze, kryeministri François Bayrou humbet votëbesimin

19:13 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com