Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

4 muaj ago
in Bota
Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Autoritetet në Pakistan e kanë rifilluar dëbimin me forcë të refugjatëve afganë, pasi qeveria federale nuk pranoi ta zgjasë afatin e qëndrimit të tyre në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Kjo vendim prek rreth 1.4 milionë afganë që mbajnë kartela të Dëshmisë së Regjistrimit (PoR), të cilëve u ka skaduar statusi ligjor në fund të qershorit.

Shumë prej tyre kishin shpresuar për një zgjatje njëvjeçare për të zgjidhur çështje personale, siç janë shitja e pronës apo përfundimi i bizneseve, para se të ktheheshin në Afganistan.

Përveç mbajtësve të kartelave PoR, rreth 800.000 afganë të tjerë posedojnë Kartela të Shtetasit Afgan (ACC). Vendimi i së hënës nxiti kritika nga Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, UNHCR.

Sipas një raporti të UNHCR-së nga qershori, të paktën 1.2 milionë afganë janë detyruar të kthehen nga Irani dhe Pakistani këtë vit. Dëbimet në një shkallë kaq të gjerë mund ta përshkallëzojnë gjendjen tashmë të brishtë në Afganistan, ku Qeveria talibane mori pushtetin në vitin 2021.

Një njoftim i Qeverisë pakistaneze i datës 31 korrik, i parë nga Associated Press, konfirmon vendimin e Pakistanit për të riatdhesuar të gjithë shtetasit afganë me kartela të skaduara PoR.

Në njoftim thuhet se afganët pa pasaporta të vlefshme dhe pa viza pakistaneze po qëndrojnë në vend në mënyrë të paligjshme dhe duhet të kthehen në atdhe sipas ligjeve të Pakistanit për emigracionin.

Policia në mbarë Pakistanin po ndalon afganët për t’i transportuar drejt pikave kufitare, sipas dy zyrtarëve të Qeverisë dhe të sigurisë që folën në kushte anonimiteti.

Ata thanë se nuk po kryhen arrestime masive, por policisë i është dhënë urdhri të shkojë derë më derë dhe të kryejë kontrolle të rastësishme për të ndaluar të huajt që banojnë në mënyrë të paligjshme.

“Po, refugjatët afganë që po jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan po kthehen në mënyrë të dinjitetshme”, tha Shakeel Khan, komisionar për refugjatët afganë në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.

Ai tha se kjo është masa më e madhe deri më tani që po zbatohet me urdhër të qeverisë federale në Islamabad. Miliona afganë janë larguar drejt Pakistanit gjatë katër dekadave të fundit për t’i shpëtuar luftës, trazirave politike dhe vështirësive ekonomike.

Fushata e re e dëbimeve vjen pas një operacioni të gjerë të filluar në vitin 2023 kundër të huajve që jetojnë në mënyrë të paligjshme në Pakistan./REL

TË LIDHURA

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë
Bota

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve
Bota

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Next Post
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë
Politikë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

by mirseda
16:45 | 06/12/2025
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të...

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

14:39 | 06/12/2025
Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com