Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

6 muaj ago
in Kosovo
Qeveria e Kosovës reagon pas akuzave për spiunen serbe të inflitruar në kryeministri: I hedhim poshtë këto pretendime, hetime të përbashkëta me Kroacinë

Autoritetet kroate kanë arrestuar një pilot të forcave ajrore kroate që kishte punuar edhe në KFOR dhe të dashurën e tij serbe nga Mitrovica, nën dyshimet për spiunazh për Serbinë.

Për këtë të fundit, mendohet se lidhjet e Ana Murganiq, shkon deri tek presidenca serbe dhe kryeministria e Kosovës.

Lidhur me këto ka reaguar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se qasja në informacionet e rëndësishme dhe konfidenciale të zyrës së Kryeministri është strikt e kufizuar dhe se stafi i kësaj zyre përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit, zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë

‘‘Në lidhje me pretendimet se personi me inicialet A.M., serbe nga Mitrovica, e cila është arrestuar nga autoritetet kroate për dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, në krye të herës duam ta bëjmë të qartë për publikun se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë.

Më tej, duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar’’, ka thënë ai.

Kryeziu ka hedhur poshtë pretendimet se Murganiq mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme nga kjo zyre.

‘‘Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit’’, ka shtuar ai.

Më tej, zëdhënësi në postimin e tij ka thënë se vitet e fundit Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit, gjë për të cilën, qeveria në vazhdimësi ka ngritur në publik shqetësimet e tyre mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

‘‘Vitet e fundit, si pasojë e humbjes së kontrollit në veri përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, Serbia ka rritur aktivitetet e spiunazhit dhe ne vazhdimisht kemi ngritur në publik shqetësimet tona mbi aktivitetet e inteligjencës serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Ju kujtojmë se në muajin korrik një toger i Policisë së Kosovës, i etnisë serbe, ishte arrestuar mbi dyshime të bazuara për veprimtari spiunazhi në Republikën e Kosovës, për interesa të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), me synim rrezikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në veçanti.

Kurse në shkurt ishte arrestuar një person tjetër mbi dyshime për spiunazh, po ashtu e etnisë serbe, e cila punonte në misionin e OSBE-së në Kosovë. Institucionet tona të sigurisë dhe inteligjencës po punojnë në vazhdimësi e me vigjilencë të lartë, dhe suksesshëm po i kundërvihen përpjekjeve të dashakeqe dhe destabilizuese të Serbisë në Kosovë’’, ka vijuar ai.

Në fund, Kryeziu ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve.

‘‘Duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit’’, ka përfunduar ai.

TË LIDHURA

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve
Kosovo

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?
Kosovo

Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

15:20 | 06/03/2026
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm
Kosovo

Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

14:13 | 06/03/2026
Next Post
Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg

Qëlloi për vdekje senatorin kolumbian Miguel Uribe, 15-vjeçari dënohet me shtatë vite burg







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet
Bota

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

by mirseda
18:40 | 06/03/2026
0

Një mburojë europiane po krijohet për Qipron përballë luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, e...

Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

18:38 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com