Gjatë mbrëmjes së djeshme të Prime-t, Ledioni i dha një mundësi zgjedhjeje banorëve për të votuar se cila nga konkurrentet brenda shtëpisë do të kishte një mundësi për të komunikuar me vajzën e saj. Bëhet fjalë për Ilnisën dhe Ledionën të cilat kanë lënë fëmijët e tyre jashtë për tu bërë pjesë e “BBV3”. Mes saj dhe Ledionës, banorët e votuan Ledionën për të telefonuar vajzën, mundësi kjo që ia dha Vëllai i Madh. Por Lediona vendosi që mundësinë e saj t’ja japë Ilnisës.
Vajza: Më mungon të fle dhe të zgjohem me ty.
Ilnisa: A ndihesh mirë që mami është këtu?
Vajza: Më ka marrë shumë malli.
Ilnisa: O zemra ime të lutem mos qaj.
Një video po qarkullon në rrjet ku aludohet se produksioni po e nxit vajzën e Ilnisës për të qarë. Në fragmentin e shkëputur nga Prime në sfond dëgjohet një zë i cili i thotë fëmijës: “Qaj, qaj”.