Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse siçilianët i drejtohen ende mafias për të zgjidhur problemet e tyre?

4 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione
Pse siçilianët i drejtohen ende mafias për të zgjidhur problemet e tyre?

Nga Federico Varese “BBC”

Përdorimi nga Italia i të penduarve të mafias, mbetet një mjet thelbësor në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ky mjet ishte një ide e gjykatësit të ndjerë Xhovani Falkone. I arrestuar në vitin 1996, Xhovani Bruska, një bos famëkeq i mafies siçiliane përgjegjës për rreth 150 vrasje, u lirua javën e kaluar, duke shkaktuar shumë zemërim në Itali. Ishte ai që shpërtheu bombën që vrau gjykatësin Falkone.

Bruska ishte një nga njerëzit më të besuar të bosit të madh të ‘Cosa Nostra’, Salvatore “Toto” Riina. Por më vonë, dëshmia e tij ishte e dobishme në hetimet anti-mafia, vunë në dukje gjykatësit. Po çfarë do të gjejë Bruska jashtë mureve të burgut? A është ende mafia siciliane një forcë që duhet marrë në konsideratë?

Apo është një fantazmë e vetes së saj të dikurshme? Përgjigja është pak nga të dyja. Një element i dobishëm prej nga ku mund të nisë vlerësimi i rolit të mafies në shoqërinë siçiliane, është hetimi i prillit të këtij viti mbi familjen mafioze Paljareli.

Paljarelli është një zonë në qendër të në Palermos, ku ndodhen burgu më i madh i qytetit, spitali, dhe disa godina universitare. Dokumentet e bëra publike nga hetuesit kohët e fundit, tregojnë se si biznesmenët i drejtohen rregullisht mafies për të rimarrë mallrat e vjedhura, borxhet e papaguara apo për të menaxhuar konkurrencën ekonomike.

Në verën e vitit 2019 pronari i një zinxhiri prej 7 dyqanesh që tregojnë produkte shtëpiake, u grabit 2 herë nga hajdutët. Ai është përgjuar kur i telefonoi zëvendësshefit të familjes Paljareli:”A mund të vini për 5 minuta tek dyqani?”. “Sigurisht”- iu përgjigj menjëherë mafiozi.

Biznesmeni i tregoi imazhet e hajdutëve në kamerat e sigurisë, dhe i dha të gjitha informacionet që kishte. Brenda një jave mafia gjeti fajtorët dhe i torturoi ata, duke i detyruar të kthejnë mallrat e vjedhura. Sipërmarrësi ishte i pranishëm gjatë rrahjes së tyre.

Nuk ka asnjë provë që mafia siçiliane ishte në kontakt me hajdutët, të cilët ishin profesionistë të pavarur. Pra, ky nuk është rasti kur mafia ofron mbrojtje ndaj një rreziku që e ka krijuar vetë. Në një rast të ngjashëm, pronari i një lokali luksoz në qendër të qytetit i telefonoi bosit të zonës, kur një kolegu të tij iu vodh makina. Makina iu rikthye pas 5 ditësh.

Hetimi në fjalë, ofron prova sesi mafia mund të merret edhe me çështje më komplekse. Në një rast, një lokal vendosi ta zgjerojë aktivitetin e tij për të shitur ëmbëlsira dhe ushqime të ngrohta. Megjithatë, disa metra më larg një tjetër biznes shiste pasta, dhe pronari i saj nisi të shqetësohet për konkurrencën.

Sërish në ndihmë u thirr mafia. Në një rast tjetër, një përfaqësues i mafies ishte i pranishëm në një takim midis ekonomistit, pronarit të një ndërtese dhe një qiramarrësit që vonon me pagesën e qirasë. Në krizën e shkaktuar nga Covid-19, një njeri pranë klanit Paljarelli ndihmoi në shpërndarjen e 5.000 maskave për fytyrën.

Dhe në një hetim të veçantë, u zbulua se një person i lidhur me mafien u pa duke shpërndarë pako ushqimore atyre që ishin më në nevojë. Të dëshpëruarit i pranojnë ofertat e mafiozëve, të cilat ata nuk kanë luksin t’i refuzojnë. Por “drejtësia” dhe bamirësia e mafiozëve është një thikë me dy presa.

Nëse e pranoni atë, do t’iu kërkohet më vonë të kryeni favore në shërbim të saj. E megjithatë ka shenja se jo gjithçka po ecën mirë për mafien siçiliane. Arrestimet e shumta, e kanë dëmtuar rëndë organizatën kriminale, e cila është e detyruar të zgjedhë udhëheqës gjithnjë e më të rinj ose periferikë në botën e Cosa Nostra-s.

Kështu kreu aktual i klanit Paljarelli, Xhuzepe Kalvaruso, ka lindur në vitin 1977. Ai kishte aq frikë se mos arrestohej, sa që qarkullonte i maskuar nëpër Palermo. Gjithashtu, vitin e parë të pandemisë e kaloi në Brazil, teksa u arrestua kur u rikthye këtë vit.

Në nivelin makro, mafia siçiliane nuk është më një lojtare me rëndësi në trafikun ndërkombëtar të drogës. Tani ajo e ble nga trafikantët napolitanë drogën që e shpërndan në tregun lokal. Por mbetet tronditës fakti që sipërmarrësit e ligjshëm, me kapital të madh social dhe ekonomik, nuk e kanë aspak problem t’i drejtohen mafies për shërbimet që duhet t’u ofrojë shteti.

Por ka shumë arsye pse ndodh kjo gjë. Në Itali duhen 527 ditë për të marrë një vendim në gjykatën e shkallës së parë për një mosmarrëveshje civile, periudha më e gjatë e këtij lloji në Evropë. Kohët e fundit u raportua se një mosmarrëveshje për një marrëdhënie pune në qytetin jugor të Vibo Valentia, në rajonin e Kalabrisë, ishte zvarritur për gati 12 vjet.

Një mosmarrëveshje e ngjashme në Sabaudia, një qytet bregdetar në Lazio, Italinë Qendrore, kërkoi 11 vite për t’u zgjidhur, dhe kur ndodhi paditësi kishte vdekur. Sondazhet tregojnë se vetëm 3 në 10 qytetarë dhe vetëm 4 në 10 biznese, kanë besim tek sistemi i drejtësisë.

Në planet që lidhen me fondin e dhënë nga BE për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, ka edhe disa propozime për të shpejtuar procedurat gjyqësore. Mbetet të shihet nëse këto reforma do të kenë një ndikim domethënës. Një shoqëri e përparuar e tregut, duhet që ta pajisë veten me mjetet për ta bërë ekonominë të funksionojë në mënyrë të drejtë për të gjithë. Përndryshe, boshllëku do të zihet nga mafiozët e Paljarelit.

Burimi: https://www.bbc.com/news/world-europe-57357311

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BBCmafiaSicili

TË LIDHURA

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe
Bota

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

16:34 | 25/11/2025
Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin
Bota

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

14:49 | 25/11/2025
E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet Humbin jetën dy alpinistë,shpëtojnë mrekullisht tjerët
Bota

E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet Humbin jetën dy alpinistë,shpëtojnë mrekullisht tjerët

14:38 | 25/11/2025
Next Post
Nga Monro tek Ledi Diana/ Vdekjet misterioze dhe ende të pazbardhura të vipave

Nga Monro tek Ledi Diana/ Vdekjet misterioze dhe ende të pazbardhura të vipave

VIDEO/Aksident tek ish-sheshi “Shqiponja”, makina përmbyset brenda në tunel

VIDEO/Aksident tek ish-sheshi “Shqiponja”, makina përmbyset brenda në tunel

Publikoi videot sensuale në TikTok, jep dorëheqjen gjyqtarja Enkeleda Kapedani







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe
Bota

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

by mirseda
16:34 | 25/11/2025
0

Plani i paqes për Ukrainën i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ka qenë në fokus të...

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

15:01 | 25/11/2025
Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

14:49 | 25/11/2025
Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

Koçiu: Dyfishim i rasteve të zgjidhura të krimeve kibernetike

14:43 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com