Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

Pse mbeti në burg? Erion Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

4 muaj ago
in Analizë
Pse mbeti në burg? Erion Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Pa ndonjë surprizë të veçantë apeli i GJKKO vendosi sërisht ta lërë në qeli Erion Veliajn në 9 qershor. Vetë i intersuari nuk u paraqit as personalisht në sallën e gjyqit ku çoi thjeshtë avokatin sikur të ishte i ndërgjegjshëm që gjithçka ishte paravendosur
Që në përgjimet që u publikuan pas arrestimit të tij ai e pohonte me gojën e vet se shpresat e vetme i kishte tek Gjykata e Lartë, pra se çështja mund të zgjidhej pas zgjedhjeve.

Por duket se gjërat janë përkeqësuar me tepër pas 11 majit. Një bilanc i shkurtër tregon se asnjë nga mbështetësit e Lalit nuk do jetë pjesë e grupit të PS-së në parlamentin e ri. Pavarësisht se ai bën postime si kryetar “de jure”, ai nuk ka më asnjë kontroll mbi drejtimin e bashkisë.
Të martën, kur u zhvillua procesi askush nga militantët që i kanë mbetur, nuk shkoi të protestojë përpara SPAK-ut. Edi Rama e la pas krahëve teatrin e ditëve të para, që gjoja fajësonte prokurorët se po ndërprisnin punët për zhvillimin e Tiranës. Ai përdori si kazus një postim të Etjen Xhafës, për t’i ndaluar ushtarëve të vet socialistë, çdo lloj mbrojtje publike për kryebashkiakun e burgosur. As Fatmir Xhafaj që publikoi në ditët e para një shkrim të gjatë kundër mënyrës së arrestimit, tani nuk pipëtin dot më.
Erion Veliaj, dikur i kudondodhur, duket sikur është braktisur nga të gjithë. “Edhe shpresat për një lirim të tij apo për zbutje të masës, në arrest shtëpie, nga Gjykata e Lartë po zbehen. E para sepse në rastet e tjera të politikanëve të rëndësishëm kjo gjykatë ka vendosur në favor të izolimit, që ka kërkuar SPAK. E dyta, sepse vendimet e gjykatave më të ulta i janë referuar të lartës për të lënë në burg Veliajn. Dhe e treta, sepse drejtësia jonë kur merr sinjale të qarta që politika të ka lëshuar nuk të del më për zot”, tha për Lapsi.al një ish mbështetës i dikurshëm i kryebashkiakut.

Pra, nëse Veliaj nuk sheh dirtë në fund të tunelit, as tek Gjykata e lartë tek e cila i kishte varur shpresat para zgjedhjeve, do të thotë se ai do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Durrës së paku deri në fillim të vitit të ardhshëm, për të përmbushur afatin 1 vjeçar.

I pari që e ka kuptuar se gjërat për të po shkojnë keq e më keq është vetë Veliaj. Ai fillimisht rezistoi vetëm disa orë para se të zbythej duke grisur letrën e caktimin të mëkëmbëses së tij në bashki dhe duke pranuar Anuela Ristanin, që i imponoi Rama. Por, situata degradoi pas 11 majit. Nëse enigma përpara këtyre votimeve ishte se a do ta dëmtonte mungesa e Lalit në zgjedhje PS-në, kjo flluskë u shfry shpejt. Në krahasim me katër vite më parë, kur qarkun e drejtonte Veliaj, rilindja jo vetëm mori një deputet më shumë në Tiranë, por ajo u shumfishua edhe me disa mijëra vota.

Pra, kontributi i kryebashkiakut rezultoi krejtësisht i panevojshëm. Prandaj dhe ai u detyrua, me shpirt ndër dhëmbë, të uronte për fitoren atë që nëse nuk e kishte linçuar, në rastin më të mirë e kishte lëshuar: “Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij”, shkroi ai në një postim, që sic e konfirmoi Lapsi.al gjendet ende në faqen e vet në Facebook. Politikisht i vdekur është më e lehtë që juridikisht të shndërohesh në viktimë. Prandaj sot, përpos pyetjes a do ta nxjerrin nga burgu (qoftë edhe në izolim shtëpiak), po shtrohet dilema nëse Rama do ta shkarkojë ish delfinin e tij, para përfundimit të mandatit? Normalisht, ndonëse rastet nuk janë identike, kryeministri, që ka të drejtën e shkarkimit mund të veprojë si në rastin Beleri dhe të presë një vendim të formës së prerë.

Në të kundërt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore i jep atij të drejtën që me propozim të këshillit bashkiak, për mosparaqitje me shumë se tre muaj në punë, të shkarkojë Veliajn duke i hapur rrugën. Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë sinjal se si do të veprojë. Ai ka mundësi të bashkojë edhe Tiranën me Tepelënën, Beratin dhe Matin, që do të zhvillojnë zgjedhje lokale të parakohshme, pasi kryebashkiakët e tyre u zgjodhën deputetë. E nëse ndodh kështu, kjo do të qe një “colpo di grazia” për Veliajn. Ky do ishte edhe sinjali i fundit publik se Rama e ka shitur, që nuk do të shënonte edhe vetëm humbjen përfundimtare të bashkisë, por do të hapte edhe ciklin e një burgu të gjatë./ Lapsi.al

TË LIDHURA

Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht
Analizë

Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

14:49 | 10/10/2025
Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave
Analizë

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave

14:27 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Next Post
Partia e Lirisë: Nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor

Partia e Lirisë: Nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor

“Jam i dashuruar me një kr*minel” — Vserlo publikon edhe FOTO-n e djalit

"Jam i dashuruar me një kr*minel" — Vserlo publikon edhe FOTO-n e djalit

I grabiti me dhunë telefonin dhe portofolin qytetarit, arrestohet 28-vjeçari

I grabiti me dhunë telefonin dhe portofolin qytetarit, arrestohet 28-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com