Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të zgjerojë agresionin ndaj vendeve të tjera pas vendimit të tij për të nisur luftën në Ukrainë. Kështu u shpreh presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, më 9 shtator. “Ne nuk kemi besim në qëllimet paqësore të Vladimir Putinit,” deklaroi Nawrocki përpara gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez, Alexander Stubb, në Helsinki.
Polonia dhe Finlanda, të cilat ndajnë kufi me Rusinë dhe janë pjesë e NATO-s, janë ndikuar drejtpërdrejt nga agresioni rus në Ukrainë. “Ndërkohë që shpresojmë për një paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme, që është jetike për rajonin tonë, jemi të bindur se Putini është gjithashtu i përgatitur të sulmojë edhe vende të tjera,” tha presidenti polak.
“Për këtë arsye, ne po forcojmë ushtrinë tonë dhe po thellojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me aleatët tanë,” shtoi ai, pa ofruar hollësi lidhur me ndonjë veprim specifik.