Një konflikt familjar ka dalë në dritë mes këngëtares së njohur kosovare dhe kandidates fituese për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi dhe ish-bashkëshortit të saj, Gazmond Haxhifejzullahut.
Ky i fundit ka bërë deklarata të forta duke ngritur akuza të rënda ndaj ish-partneres së tij, duke pretenduar se ajo po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet presioni dhe hakmarrjeje pas kërkesës së tij për ndarjen e pasurisë së përbashkët.
Sipas tij, prej më shumë se tetë muajsh nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët e tij, një situatë që e përshkruan si dramatike dhe jashtëzakonisht të dhimbshme. “Jam i përjashtuar plotësisht nga jeta e fëmijëve të mi. Nuk më lejohet as t’i shoh, pavarësisht vendimeve të gjykatës”, është shprehur ai.
Haxhifejzullahu pretendon se gjithçka filloi të përkeqësohej në momentin kur Edona Llalloshi, sipas tij “e ndikuar nga motra, filloi t’i besonte këshillave të një fallxhoreje”. “Këtu nisi shkatërrimi i familjes. Vendimet nuk merren më në bazë të arsyes, por të parashikimeve”, ka deklaruar ai.















