Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

2 orë ago
in Analizë
Plani i paqes në Gaza/ Analiza e DW: Sa realist është çarmatimi i Hamasit?

Si do bëhet më tej me Hamasin? Sipas planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, milicët në Rripin palestinez të Gazës duhet të çarmatosen tërësisht. Por kjo ende nuk është arritur. Sipas medieve izraelite, si Jerusalem Post, organizata militante-islamike zhvillon luftime të dhunshme kundër grupeve rivalizuese. Si pasojë janë vrarë të paktën 32 vetë. Në rrjetet sociale qarkullojnë video, që tregojnë, se si Hamasi ekzekuton ose torturon të pandehur si kolaboratorë me Izraelin. Grupi i Hamasit klasifikohet në Gjermani, në Bashkimin Europian, në SHBA dhe në shtete të tjera si organizatë terroriste.

Nëse do të arrihet të çarmatoset Hamasi, kjo ndërkohë është e pasigurtë. Presidenti i SHBA-së Trump u shpreh në mënyrë kontradiktore. “Praktikisht i gjithë rajoni e ka miratuar planin për çmilitarizimin e menjëhershëm të Gazës, për çarmatimin e Hamasit dhe që siguria e Izraelit të mos kërcënohet më në asnjë mënyrë”, tha ai në fjalimin e tij para Knesetit, Parlamentit të Izraelit. Gjatë fluturimit drejt Izraelit Trump deklaroi, se qeveria e tij ia ka lejuar Hamasit që përkohësisht të armatoset sërish. Hamasi përpiqet pas muajve të luftës të rivendosë rendin.

“Një mesazh i qartë”
Që Hamasi pak pas tërheqjes së pranisë izraelite po tregon prezencë dhe po dërgon forca të armatosura në qytetin e Gazës, është një mesazh i qartë, thotë Simon Wolfgang Fuchs, islamolog në Universitetin Hebraik në Jorezualem. “Hamasi qartazi po jep një shenjë, se nuk është zhdukur nga Rripi i Gazës, kjo organizatë pretendon sërish të luajë rol atje.”

Deri në çarmatimin e Hamasit do të jetë një rrugë e gjatë, lë të kuptohet analiza e Think Tank Atlantic Council në SHBA. Për aq kohë sa Hamasi vazhdon të ekzistojë, qoftë si grup i armatosur apo si lëvizje politike -, ekziston një rrezik i madh, që ai të fitojë sërish influencën në Rripin e Gazës, për të realizuar interesat e veta, thuhet në këtë analizë. E pikërisht kjo duket se po ndodh tani.

Armët si garanci ekzistence

Hamasi faktikisht armatimin e vet e konsideron si garanci për ekzistencën, e kjo ushtarakisht, politikisht e po ashtu edhe në mënyrë simbolike, thotë Simon Engelkes, drejtor i zyrës së fondacionit gjerman Konrad-Adenauer në Ramallah. “Pa një kompensim konkret politik, me gjasë Hamasi nuk do ta miratojë çarmatimin. ‘Garancitë e sigurisë’ të presidentit të SHBA-së Trump, se nuk do të vazhdojë lufta në Rripin e Gazës si rrjedhojë e marrëveshjes së armëpushimit, në këtë moment janë të pamjaftueshme.”

Edhe pse strukturat ushtarake të Hamasit në valën e luftës mundën të dobësohen ndjeshëm, rrjetet e kësaj organizate si dhe prania e dukshme në Gazë kanë mbetur funksionuese. “Kjo siguron afatshkurtër dhe afatmesëm aftësinë e saj për mbijetesë politike.”

Kush mban përgjegjësi për sigurinë në Rripin e Gazës?

Çarmatimi i plotë i Hamasit mund të jetë i vështirë edhe sepse deri më 7 tetor 2023, dita e sulmit ndaj Izraelit, siguria e Rripit të Gazës ishte në duart e Hamasit. Pasi Hamasi më 2007 mori qeverinë në këtë territor, kjo organizatë ishte përgjegjëse për policinë dhe sigurinë e brendshme si dhe për drejtësinë.

E paqartë është, se kush do t’i organizojë në të ardhmen këto detyra. Egjipti dhe Jordania komunikuan, se ndërkohë janë duke përgatitur angazhimin për të ardhmen të rreth 5000 forcave të rendit sipas planeve aktuale. Por në këto struktura duhet të përfshihen edhe autoritetet policore të administratës autonome palestineze.
Pikërisht ky mund të jetë edhe problemi, thotë islamologu Fuchs. “Eshtë shumë e mundshme që Izraeli të vendosë veton kundër këtyre forcave lokale.” Sepse qeveria në Jeruzalem nuk do që të lejojë autoritetet e administratës autonome palestineze të kenë ndonjë rol në Gazë. Qeveria e Izraelit synon, që të mos lejojë asnjë forcë të tillë të ketë lidhje me qeverinë në Ramallah. “Ndaj është krejt e paqartë, se si do të bihet dakord lidhur me këtë çështje dhe në cilat duar do të kalojnë shërbimet përkatëse të sigurisë.”

Paralajmërim nga kërcënimí i mëtejshëm

Sipas kërkesës së shumë shteteve nuk duhet të jetë Hamasi përgjegjës për sigurinë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi nga një kërcënim i vazhdueshëm prej milicëve të Hamasit. “Një grup terrorist me mijëra luftëtarë, tunele dhe armatime të tilla nuk mund të shkatërrohet brenda natës”, tha Macron pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Sharm El Sheik të Egjiptit. Edhe kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë në çarmatimin e Hamasit. Qeveria gjermane është kundër një pranie të mëtejshme politike të Hamasit.

Ndaj pritet këtej e tutje përballja e vërtetë, thotë Simon Engelkes. “Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen e armëve, por edhe me kontrollin politik dhe legjitimitetin: Kush do të flasë në të ardhmen për Gazën dhe me çfarë autoriteti?”

Rreziqe të mundshme edhe në Europë

Anashkalimi i interesave të Hamasit mund të jetë me risk, tërhoqi vëmendjen në Bundestag presidenti i Shërbimit Federal Informativ (BND) Martin Jäger: Nëse Hamasi nuk do të përfshihet në administratën e tranzicionit në Gazë, ose do të dëbohet nga Gaza, ka “rrezik shumë real”, që ai të bëhet aktiv jashtë Gazës. “Kjo natyrisht do të prekte hapësirën arabe, por me siguri edhe të gjithë Europën.”

Afatgjatë, sipas vëzhguesve, gjithçka do të varet nëse palestinezëve do t’u mundësohet një jetë në dinjitet. Nëse kjo nuk ndodh, dhuna mund të shpërthejë dikur sërish./DW

TË LIDHURA

Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht
Analizë

Ylli Manjani: Thirrini mor arsyes, se na bëtë njerëz me bisht

14:49 | 10/10/2025
Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave
Analizë

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave

14:27 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Next Post
Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

by mirseda
11:54 | 15/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar. Rama shkruan...

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

KQZ i propozon Kolegjit Zgjedhor afatet e reja për zgjedhjet në disa Bashki, kërkojnë t’i miratohen

11:05 | 15/10/2025
Von Der Leyen sot në Kosovë, takohet me Kurtin në Parlament, jo në zyrën e Kryeministrit

Von Der Leyen sot në Kosovë, takohet me Kurtin në Parlament, jo në zyrën e Kryeministrit

10:54 | 15/10/2025
Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com