Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, nuk mori pjesë në seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Serbisë. Ai po përballet me një gjendje gripale dhe nuk u përfshi në stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.
Megjithatë, situata nuk shihet si problem serioz, dhe pritet që Manaj të jetë i gatshëm për stërvitjet dhe ndeshjet në ditët në vijim.
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, ndërsa tri ditë më vonë, më 10 qershor, do të luajë ndaj Letonisë.