Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Përfundon gjykimi i ‘mbretit të kriptovalutave’ në Mal të Zi

2 vjet ago
in Rajoni
Përfundon gjykimi i ‘mbretit të kriptovalutave’ në Mal të Zi

Ata janë akuzuar për falsifikimin e pasaportave, me të cilat synonin të largoheshin nga Mali i Zi më 23 mars, me një fluturim privat për në Dubai.

I arratisuri ndërkombëtar dhe i ashtuquajturi mbreti i kriptovalutave, Hyeong Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit Hon Chang Joon, të cilët po gjykohen në Gjykatën Themelore në Podgoricë për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, theksuan se ishin të bindur se pasaportat e tyre ishin të ligjshme.

Pas seancës dëgjimore të tyre, gjyqtarja Ivana Beçiç ka njoftuar se do të nxjerrë aktgjykim të hënën, më 19 qershor. Ata janë akuzuar për falsifikimin e pasaportave, me të cilat synonin të largoheshin nga Mali i Zi më 23 mars, me një fluturim privat për në Dubai.

Asokohe, ata u arrestuan në aeroportin e Podgoricës, pasi përdornin pasaportë false të Kosta Rikës, ndërsa gjatë kontrollit, te Do Kwon u gjetën edhe dokumente të rreme udhëtimi nga Koreja dhe Belgjika. Për Do Kwon, më herët, Interpoli kishte shpallur urdhër-arrest me akuzën e një mashtrimi ndërkombëtar prej 40 miliardë dollarësh, përmes kriptovalutave. Vitin e kaluar, kriptovalutat Terra dhe Luna të Do Kwon përjetuan kolaps.

Për shkak të nisjes së hetimeve dhe akuzave se ai ka mashtruar kreditorët, ekstradimi i tij kërkohet nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërkohë, Gjykata e Lartë në Podgoricë urdhëroi paraburgim ekstradimi prej gjashtë muajsh për Do Kwon dhe Chang Joon. Brenda kësaj periudhe, gjykata malazeze duhet të vendosë lidhur me ekstradimin e tyre në Korenë e Jugut.

Institucionet e sigurisë në Mal të Zi nuk e dinë se si Do Kwon, me bashkudhëtarin e tij, ka hyrë në Mal të Zi.

Do Kwon dhe Chang Joon u sollën në gjykatë me një furgon policie, nga i cili dolën me pranga në duar, të ndjekur nga kameramanë dhe gazetarë të shumtë të mediave malazeze.

Gjatë paraqitjes së mbrojtjes, Do Kwon foli para gjykatës për mënyrën se arritën të pajiseshin me pasaportat e Kosta Rikës, me të cilat donin të largoheshin nga Mali i Zi.

Siç ka njoftuar avokati mbrojtës i Do Kwon, avokati i Podgoricës, Goran Rodiq, pasaportat i kanë marrë përmes një agjencie në Singapor.

“Dokumentet janë marrë përmes shtetësisë ekonomike apo investuese. E gjithë kjo është bërë nga një agjenci e njohur në botë dhe në Mal të Zi dhe kanë marrë pasaportën në Singapor, ku kanë hyrë rregullisht dhe kanë plotësuar aplikacionin”, tha avokati Rodiq.

Ai tha gjithashtu se Do Kwon e pranoi konstatimin e Interpolit se pasaportat e tyre nuk ishin të rregullta, siç ishte përcaktuar nga prokurori.

“Do Kwon, sot pa për herë të parë raportin e Interpolit lidhur me atë se dokumentet, me të cilat donin të dilnin nga Mali i Zi, nuk ishin të rregullta. Dhe si njeri i arsyeshëm, ai e pranoi këtë fakt dhe nuk insistoi që vlefshmëria e dokumenteve të verifikohej në Kosta Rikë”.

Pas përfundimit të procesit në Gjykatën Themelore, Do Kwon do të merret në pyetje nga Prokurori special për krimin të organizuar.

Avokati Goran Rodiq tha se ka marrë njoftimin se Do Kwon dhe Chang Joon do të merren në pyetje në paraburgim “në cilësinë e qytetarëve”.

“Do të merren në pyetje lidhur me formimin e një rasti, por nuk kam më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë”, tha Rodiq.

Më herët ishte bërë e ditur se Prokurori special do të marrë në pyetje Do Kwon në lidhje me letrën dërguar kryeministrit Dritan Abazoviq, në të cilën ai tregonte lidhjet e tij financiare me liderin e Lëvizjes “Evropa tani”, Milojko Spajiq.

Abazoviq ka konfirmuar se letra i kishte arritur disa ditë para fushatës për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 qershor.

Spajiq hodhi poshtë akuzat se Lëvizja e tij ishte financuar nga Do Kwon ose nga dikush prej kripto-komunitetit dhe e akuzoi Abazoviqin për keqpërdorim të institucioneve. Njëkohësisht ai ka konfirmuar se Do Kwon e njeh që nga viti 2018, ndërkaq për herë të fundit e ka takuar në nëntor të vitit të kaluar.

Partia e Spajiqit fitoi më së shumti vota dhe mandate parlamentare në zgjedhje, prandaj ai duhet të emërohet si mandatar për krijimin e përbërjes së Qeverisë së re të Malit të Zi.

Marrë nga REL

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
Ndryshime në disa departamente të Policisë së Shtetit, ja kush emërohet në krye të sektorit të Pastrimit të Parave

Ndryshime në disa departamente të Policisë së Shtetit, ja kush emërohet në krye të sektorit të Pastrimit të Parave

Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Paditën marrëveshjen për Portin e Durrësit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës

Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit

VIDEO e Gjicit, reagon PD: Pushtet i marrë pa të drejtë, presidenti të shpallë ditën e zgjedhjeve

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com